Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj nderon 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

2025/06/10 at 1:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Begaj nderon 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Prizren, me rastin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Begaj u prit nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, teksa së bashku përshkruan në këmbë rrugën nga Shtëpia e Bardhë deri tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty, vendosën një kurorë në nderim të 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në fjalën e tij, President Begaj shprehu rëndësinë historike dhe frymën e bashkimit kombëtar që kjo ngjarje përfaqëson, teksa shton se  10 qershori 1878, ishte shprehje e krenarisë dhe përkatësisë evropiane të një populli me histori të lashtë.

“Është nder, krenari dhe privilegj të jem sot me ju në Prizrenin e bukur, të bukurisë natyrore dhe shpirtërore, në Prizrenin e traditës dhe patriotizmit, në zemrën e kombit shqiptar. Në këtë vend me simbolikë të thellë kujtojmë së bashku një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare: Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. 10 qershori 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik e shpirtëror i bashkimit kombëtar, është dita kur filloi lëvizja për pavarësinë kombëtare.

Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë, por trashëgimia e saj jeton sot në çdo përpjekje për zhvillim, për mirëqenie, për bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo ata janë dhe jetojnë. Ajo lindi si nevojë jetike për të mbrojtur trojet tona, identitetin dhe të drejtën tonë për ekzistencë dhe dinjitet. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një thirrje për bashkim, mbrojtje dhe vetëdije kombëtare. 10 qershori 1878 nuk ishte thjesht një mbledhje e prijësve shqiptarë, ishte shprehje e krenarisë, e përkatësisë dhe vetëdijes evropiane të një populli me histori të lashtë, kulturë unike dhe me vullnet politik për të vendosur vetë mbi fatet e tij”, tha ai.

Kreu i Shtetit e cilësoi historinë si frymëmarrjen dhe gjakun që na lidh të gjithëve, duke e quajtur Lidhjen e Prizrenit pjesë të zemrës së çdo shqiptari të ndershëm.

“Historia është frymëmarrja jonë, është gjaku që na rrjedh në deje. Lidhja e Prizrenit është pjesë e trupit tonë, e kësaj zemre që rreh në çdo shqiptar të ndershëm,  pjesë e identitetit tonë kombëtar. Identiteti ynë kombëtar nuk është vetëm një fjalë, nuk është vetëm një kujtim, por është një amanet. Le ta kujtojmë këtë ditë jo vetëm me fjalë, por me veprime, me më shumë dashuri për identitetin e kombit tonë, për gjuhën tonë, për historinë tonë. Sot, detyra jonë është ta çojmë më tej këtë amanet, sepse ne nuk harrojmë historinë. Duke mos harruar historinë, ne mbrojmë të ardhmen tonë”, tha ai.

I shoqëruar nga një grup nxënësish të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Tiranë, President Begaj kishte si qëllim t’u mësonte atyre nga afër historinë shqiptare dhe rëndësinë e saj.

“Përmes kujtimit të këtyre ngjarjeve, ne u japim brezave shembuj dhe vlera. U mësojmë se liria nuk është e dhënë, por e fituar, se atdheu nuk është vendi ku vetëm jetojmë, por pjesë e natyrshme e identitetit tonë, se historia jonë nuk është përrallë nga e kaluara, por trashëgimi solemne që na detyron. Kjo është arsyeja pse unë sot jam i shoqëruar nga një grup nxënësish nga Shqipëria, nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë. Ata përfaqësojnë lidhjen organike me të ardhmen”, tha ai.

Në përfundim, Presidenti bëri thirrje për më shumë dashuri ndaj gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke nxitur frymëzimin nga trimëria e Lidhjes së Prizrenit për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të arsimuar dhe të bashkuar. Ai theksoi se liria është fituar me sakrifica dhe se atdheu është pjesë thelbësore e identitetit tonë. Përkujtimi i Lidhjes së Prizrenit u cilësua si një busull frymëzuese që na mëson se bashkimi, vizioni dhe vullneti e bëjnë të mundur çdo gjë, dhe se atdhedashuria është vepër e përgjegjshme për të nderuar të kaluarën dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Ju sugjerojmë

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
Bota

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

23 Qershor, 2025 3:08 pm
Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
Kryesore

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

23 Qershor, 2025 2:39 pm
Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
Aktualitet

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

23 Qershor, 2025 2:18 pm
Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik
Aktualitet

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

23 Qershor, 2025 2:10 pm
I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin
Aktualitet

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

23 Qershor, 2025 1:52 pm
Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim
Bota

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

23 Qershor, 2025 1:48 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

23 Qershor, 2025 1:39 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

23 Qershor, 2025 1:24 pm
Para
Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Zgjedhjet e 11 majit, PD depoziton kërkesën në KQZ për t’u regjistruar

Rinumërimi i votave në Tiranë e Fier/Berisha:PD mbështet kërkesat e kandidatëve që..

Librazhd/Tentoi të digjte me benzinë fqinjin pas një konflikti,arrestohet 32-vjeçari

Librazhd/Tentoi të digjte me benzinë fqinjin pas një konflikti,arrestohet 32-vjeçari

TE FUNDIT

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
23 Qershor, 2025

Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin...

Lexo më shumë

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
23 Qershor, 2025

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj...

Lexo më shumë

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
23 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin...

Lexo më shumë

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
23 Qershor, 2025

Ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan 3 centrale bërthamore të Iranit në orët e para të mëngjesit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com