Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

2025/06/03 at 1:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

Prokurori i posaçëm, Alfred Shehu, bëri me dije se SPAK kërkoi 11 masa sigurimi arrest me burg, të cilat janë pranuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shehu bëri me dije se nga masat e sigurimit, janë ekzekutuar për nëntë persona, ndërsa dy të tjerë vijojnë në kërkim.

Gjatë zbatimit të masave të sigurimit janë sekuestruar tetë automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenteve ku një pjesë e konsiderueshme e tyre konsiderohen me vlerë për hetimin dhe ka të dhëna për komunikimin kriminal të vetë personave nën hetim.

“Janë zbuluar dhe kapur sasi lënde narkotike edhe gjatë vitit 2024. Nga ana e SPAK është dërguar në maj kërkesa për caktimin e masës së sigurimit për 11 persona dhe nga GJKKO është pranuar kërkesa e SPAK duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 11 persona. U caktua që operacioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat u ndaluan 9 persona dhe vazhdon puna për të bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë.

Gjatë zbatimit të masave të sigurimit u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me vlerë për hetimin sepse ka të dhëna në gjuhën finlandeze në lidhje me aktivitetin kriminal të personave”, u shpreh Shehu.

Ai shtoi se hetimi ka filluar mbi bazën e informacioneve e ardhura nga autoritetet finlandeze.

“Është vlerësuar ky informacion dhe në qershor 2023 është regjistruar procedimi penal, për vepra penale të kryer në kuadër të krimit të organizuar për prodhim, shitje, shpërndarje, magazinim, fakte që ishin konstatuar në Finlandë”, tha Shehu.

Prokurori pohoi se hetimi deri më sot ka qenë “krejt i fshehtë”, jo i hapur menjëherë pas krijimit të skuadrës së përbashkët hetimore.

“Janë përdorur metoda speciale të hetimit duke filluar nga përgjimet dhe gjithashtu është në vazhdimësi veprimtaria e personave, duke qenë se veprimtaria e tyre vazhdonte në Finlandë edhe pas krijimit të skuadrës së përbashkët hetimore”, tha Shehu.

Sipas prokurorit, aty janë shkëmbyer informacione në vijimësi, gjë që ka sjellë edhe zbulimin dhe kapjen të sasive të tjera lëndës narkotike edhe gjatë vitit 2024.

“Shkëmbimi i informacionit ka qenë i pandërprerë me autoritetet finlandeze. Në përfundim të këtyre veprimeve u arrit dhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do bëhej goditja, dhe kjo është në marrëveshje të përbashkët me drejtuesit e autoriteteve finlandeze”, u shpreh prokurori.

Ndërsa prokurori Arben Kraja, i cili ka hetuar po ashtu dosjen në fjalë, tha se hetimi ka nxjerrë disa problematika që tregojnë shtrirjen dhe shpërndarjen e aktivitetit kriminal jashtë territorit të Shqipërisë.

Ju sugjerojmë

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Bota

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

8 Gusht, 2025 6:56 pm
Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
Bota

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen

8 Gusht, 2025 6:38 pm
India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit
Bota

India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit

8 Gusht, 2025 6:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik droge

8 Gusht, 2025 6:07 pm
Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA
Sport

Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA

8 Gusht, 2025 5:59 pm
Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
Aktualitet

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

8 Gusht, 2025 5:56 pm
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses
Rajoni

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

8 Gusht, 2025 5:53 pm
Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…
Bota

Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…

8 Gusht, 2025 5:28 pm
Para
Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal:Kishte krijuar një rrjet në Finlandë

Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal:Kishte krijuar një rrjet në Finlandë

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

TE FUNDIT

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
8 Gusht, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri sot thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e...

Lexo më shumë

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
8 Gusht, 2025

Ardon Jashari, i cili sapo ka mbërritur te Milan, dha intervistën e tij të parë për televizionin e klubit. “Është...

Lexo më shumë

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
8 Gusht, 2025

Ekspertja shkencore pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM), Sara Basart deklaroi se shumica e zjarreve në pyje, të cilat janë...

Lexo më shumë

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
8 Gusht, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com