Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

2025/06/02 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

Komisioni i Ligjeve e ka nisur mbledhjen e sotme shoqëruar nga debatet dhe akuzat për manipulim zgjedhjesh. Deputeti i PD, Asllan Dogjani, tha se ligjet për të cilat po mblidhen janë vetëm një “dekor” që shërben për t’i dhënë pushtetit një pamje formale.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, e ndërpreu duke thënë se analizat mbi zgjedhjet duhet të bëhen brenda partive.

 “Në një vend ku nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët nuk kanë mundësi të votojnë të lirë, nuk ka kuptim të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, vetëm për t’u dukur si një vend demokratik, ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka humbur dhe është vendosur një regjim diktatorial”, u shpreh Dogjani.

Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj kërkoi që të mos miratohen ligje derisa populli të ketë vendosur që disa prej tyre të mos përfaqësohen më në Kuvend dhe t’i lëshohet kjo detyrë Kuvendit të ri.

Por Bushka u shpreh se disa ligje janë urgjente dhe duhet të miratohen sa më shpejt, ndërsa për të tjerat mund të ketë diskutime dhe dakordësi të përbashkët.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve:

Asllan Dogjani: Ne po mblidhemi për të nxjerrë ligje që janë thjesht një fasadë, ligje që bëhen më shumë për interes të pushtetarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin, sesa për qytetarët e zakonshëm. Në një vend ku nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ku qytetarët nuk votojnë me liri, nuk ka kuptim të mblidhemi si komision për të krijuar ligje false, vetëm për t’u dukur si një shtet demokratik. Por në Shqipëri demokracia ka marrë fund dhe është instaluar një regjim diktatorial.

Bushka: Analizën e zgjedhjeve duhet ta bëjmë brenda partive politike, kjo nuk është kompetencë e Komisionit të Ligjeve. Ju lutem, të qëndrojmë tek pika e rendit të ditës.

Dogjani: Populli ka folur, por më shumë kanë folur kriminelët. Dobësia e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishin mjetet më të fuqishme në këto zgjedhje. Kërkesa ime për procedurë është se kjo lloj fitoreje që keni arritur, më keq se ajo e vitit ’96, përbën një rrezik serioz për demokracinë. Sepse gjatë fushatës zgjedhore u përdor krimi dhe manipulimi nuk mungoi as gjatë numërimit të votave. Ju madje keni përfshirë edhe artistë për manipulimin.

Alibeaj: Në këtë tavolinë jemi 10 shtetas shqiptarë që nuk fituam. Shqiptarët folën më 11 maj dhe kjo do të thotë që ne nuk përfaqësojmë më sovranin për të folur, diskutuar dhe votuar. Çdo procedurë nga sot e tutje nuk ka legjitimitet, sepse ne nuk jemi më deputetë me mandat. E them këtë kërkesë procedurale duke ditur që mandati i këtij Kuvendi përfundon më 10 shtator, dhe brenda kësaj periudhe aftësia jonë për të marrë vendime duhet të jetë e kufizuar. Kërkoj që të vazhdojmë vetëm me shqyrtimin e projektligjeve deri më 8 korrik, ndërsa votimi dhe miratimi të kalojnë tek Kuvendi i ri. Kjo do të ishte respekt për Kushtetutën dhe për vullnetin e popullit. Ne nuk kemi më autorizim për të vepruar në emër të qytetarëve.

Ju sugjerojmë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
Bota

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

4 Nëntor, 2025 5:10 pm
Para
Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

TE FUNDIT

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
4 Nëntor, 2025

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është...

Lexo më shumë

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
4 Nëntor, 2025

Maldivet filluan të zbatojnë një ndalim të pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com