Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

2025/05/28 at 9:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave. Duket se selia blu do t’i mbështesë ata në këtë proces për të bërë transparencë.

Këtë e zbuloi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili tregoi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar të gjithëve një mesazh që do të kenë mbështetjen e partisë për të bërë transparent procesin.

“Është e drejtë e çdo kandidati, e çdo subjekti politik që të verifikojë vërtetësinë e procesit të numërimit, ashtu siç duhet të identifikojmë problemet përpara numërimit, se manipulimi bëhet para se të fillojë procesi i numërimit. Zoti Berisha, sot ka shpërndarë një mesazh tek të gjithë kandidatët, që thotë se secili do të ketë mbështetjen e PD për të bërë transparent procesin. Një proces që nuk është transparent krijon gjithmonë thyerje dhe çarje brenda një subjekti politik. Do krijojë gjithmonë paragjykime”, tha Mediu.

Kryetari i PR-së, i cili në këto zgjedhje garoi në listën e mbyllur të Aleancës Shqipëria Madhështore, tha se ndryshe veproi Partia Socialiste.

“Është e turpshme urdhri që vjen nga Edi Rama që ju mbyllni gojën, mos krijoni pretendime për atë që doni të shikoni dhe kontrolloni, që është mundi dhe djersa e tyre në fund të fundit për atë që kanë bërë në fushatë elektorale, se kështu urdhëron komandanti suprem, që nuk duhet t’i shikojë njeri”, tha Mediu.

Në një intervistë për Besard Jacajn në Klan News, Mediu tha se në këtë fushatë është marrë me anën zgjedhore me Chris LaCivita dhe ekipin e tij. Por a mbeti i zhgënjyer bashkëdrejtuesi i fushatës së fitores së Donald Trump në Amerikë? Mediu tha se LaCivita ka kontributin e vet në fushatën elektorale. Ai u shpreh se marrëdhënia mes palëve është për një vit, e çdo gjë do të analizohet.

“Marrëdhënien me ta e kemi për një vit dhe do të shikojmë të gjitha ato që kanë të bëjnë me aspektin zgjedhor, çfarë ka ndodhur në analizë, por edhe në aspektin e një ristrukturimi dhe një menaxhimi më të mirë elektoralo-organizativ të opozitës në të ardhmen”, u shpreh Mediu.

Sipas kreut të PR-së, opozita duhet të vazhdojë me denoncimin e vjedhjes së zgjedhjeve dhe të mos heqë dorë sepse përndryshe bën “krim” ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sa i takon parlamentit që do të rifillojë të enjten punën, Mediu u shpreh: “Mblidhet nesër për të mos folur”.

Sipas tij në rendin e ditës ka vetëm disa pika për t’u kaluar procesverbalet.

“Ky parlament është i çuditshëm dhe do të vazhdojë të jetë i çuditshëm në shtator”, përfundoi Mediu./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Para
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

TE FUNDIT

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
26 Shtator, 2025

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në momentin që...

Lexo më shumë

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
26 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres....

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com