Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

2025/05/25 at 12:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

Një ngjarje e rëndë trondit Athinën mëngjesin e 6 majit, ku një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur, u bë viktimë e një rrëmbimi.

Katër persona, mes tyre edhe Ivan Greko – një nga emrat më të njohur në skenën greke të muzikës trap (zhaner muzike) -janë arrestuar si pjesë e një grupi të organizuar që kishte për qëllim zhvatjen e një shume prej 50 mijë eurosh.

Sipas autoriteteve greke, tre nga autorët e sulmuan të riun pranë një garazhi në zonën e Hymettus ndërsa e plagosën në gjymtyrët e poshtme me një objekt të mprehtë.

Më pas nën kërcënimin e vdekjkes viktima u fut në një makinë dhe u dërgua në Saronidë, në një udhëtim që autoritetet e përshkruajnë si “udhëtim torture”.

Gjatë rrugës, 24-vjeçari u dhunua sistematikisht me mjete të ndryshme – përfshirë thika dhe kaçavida – ndërsa rrëmbyesit i kërkuan pagesën në para të gatshme dhe dorëzimin e një motoçiklete BMW me vlerë të konsiderueshme 25000 euro.

Në Saronidë, grupit iu bashkua edhe një bashkëpunëtor i katërt, i cili mbërriti me motor dhe i armatosur, duke shtuar presionin dhe kërcënimet. Kulmi i dhunës ndodhi në një plazh të shkretë, ku autorët tentuan t’i prisnin gishtat viktimës me një prerës metalik, por nuk ia dolën për shkak të rezistencës së tij.

Pas pesë orësh në duart e rrëmbyesve, 24-vjeçari u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Megjithatë, gjatë rrugës për në Glyfada, ai arriti të arratiset dhe të njoftojë një mik, çka çoi në një reagim të shpejtë të policisë.

Më 22 maj, autoritetet greke ndërmorën një operacion të gjerë në rajonin e Atikës, ku arrestuan të katër personat e përfshirë. Hetimet zbuluan se grupi kishte vepruar në mënyrë të organizuar dhe kishte përdorur metoda tipike të ashtuquajturit “rrëmbim tigri” – një teknikë kriminale që konsiston në presion psikologjik dhe dhunë fizike për të detyruar viktimën të bashkëpunojë, pa ngritur dyshime tek autoritetet.

Të arrestuarit ishin tashmë të njohur për policinë, ndërsa Ivan Greko rezulton të jetë përfshirë më parë në çështje që lidhen me kërcënime dhe shkelje të kodit penal ushtarak. Një tjetër anëtar i grupit, 33 vjeç, ka një të kaluar kriminale të rëndë – përfshirë një vrasje me paramendim në vitin 2014 dhe një arratisje nga burgu në vitin 2017.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuza për 11 vepra penale, përfshirë rrëmbim, krijim organizate kriminale, dhunë të rrezikshme, mbajtje të paligjshme armësh, falsifikim dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit. Të pandehurit kanë kërkuar afat për të dhënë deklarimet e tyre para gjykatës.

Ju sugjerojmë

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

10 Shtator, 2025 6:34 pm
FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
Sport

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

10 Shtator, 2025 6:01 pm
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
Bota

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 Shtator, 2025 5:22 pm
Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
Bota

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

10 Shtator, 2025 4:39 pm
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

10 Shtator, 2025 4:36 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Sanksione për Izraelin,Presidentja e KE jep alarmin:Po nis beteja për rendin botëror

10 Shtator, 2025 4:22 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
Para
Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
10 Shtator, 2025

Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin. Në një postim në rrjetin social Facebook,...

Lexo më shumë

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
10 Shtator, 2025

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 12 persona që kërkonin...

Lexo më shumë

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
10 Shtator, 2025

Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshjen...

Lexo më shumë

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
10 Shtator, 2025

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nga Polonia shënon një moment delikat në marrëdhëniet e sigurisë midis Aleancës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com