Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

2025/05/24 at 11:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball me sulme të pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës, në të cilat u plagosën të paktën 15 njerëz, thanë zyrtarët ukrainas. Shpërthime dhe të shtëna me armë u dëgjuan në të gjithë Kievin, duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.


Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina filluan një këmbim të madh të të burgosurve. Këmbimi, që përfshin qindra ushtarë dhe civilë ishte i pari nga disa që do të bëhen sipas një marrëveshjeje për këmbim të ndërsjellë që ishte arritur në një takim në Stamboll javën e kaluar.

Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me 14 raketa balistike dhe 250 dronë të llojit Shahed, sipas zyrtarëve. Zyrtarët thanë se forcat ukrainase i rrëzuan 6 raketa dhe 245 dronë gjatë këtij sulmi. Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit theksoi se ky ishte një nga sulmet më të mëdha të kombinuara me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas.

“Një natë e vështirë për të gjithë ne”, thuhej në komunikatën e administratës.

Sirenat ajrore në Kiev ranë pareshtur për më shumë se shtatë orë, duke paralajmëruar për sulme pasi raketa dhe dronë po afroheshin drejt kryeqytetit.

Kryetari i Kievit, Vitalii Klitschko, paralajmëroi banorët para sulmit se mbi 20 dronë rusë po i afroheshin qytetit. Të premten mbrëma, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën.

“Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi”, tha Zelensky, në një postim në Telegram.

“Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar”, tregoi ai. Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./REL



Ju sugjerojmë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Bota

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

31 Korrik, 2025 6:43 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës

31 Korrik, 2025 6:34 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 6:20 pm
Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar
Rajoni

Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar

31 Korrik, 2025 6:19 pm
Para
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital

Tiranë/ Ndërron jetë shtetasi italian, 4 ditë më parë kreu një ndërhyrje dentare

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…
















TE FUNDIT

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
31 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa...

Lexo më shumë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
31 Korrik, 2025

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

Qëllohet me thikë një person në Shkodër
31 Korrik, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur një burrë i...

Lexo më shumë

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
31 Korrik, 2025

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com