Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

2025/05/23 at 9:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Në nëntor të vitit 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë 3- vjeçare përfundoi me këmbë të thyer në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima.

Në atë kohë nisi një kontroll i këtyre institucioneve për licencë e kushte.

Sipas Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, vetëm përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2023 u zbuluan 60 subjekte pa licencë, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë, ku përveç gjobave u mor vendimi për mbylljen e menjëhershme.

Edhe në vitin 2024 janë zbuluar dhjetëra subjekte pa licencën e duhur për kopsht.

Por, shumë nga këto subjekte kanë ndryshuar fushën e veprimtarisë duke u kthyer në  “qendra ditore” ose “shërbime të përkujdesit komunitar” dhe kjo sipas Drejtorisë së Arsimit ka penguar ushtrimin e kontrollit.

Shumë të tjera nuk u gjetën fizikisht. Thënë më thjesht, subjektet me shkelje vazhdojnë të funksionojnë si kopshte pavarësisht se kanë një licencë tjetër.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, thotë se kjo është një mënyrë për të mbyllur sytë ndaj paligjshmërisë. Atë që nuk bëjnë institucionet, e bën “Stop” duke dalë në terren ku zbulon se disa subjekte pavarësisht se punojnë si kopshte, nuk kanë licencë për kopsht ose e kanë për shërbime të tjera.

“Stop” ndalet konkretisht te “Kopshti i Letës” në Don Bosko dhe te kopshti “Erbore” në Komunën e Parisit.

Duke u bazuar në listën e kopshteve që gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, “Stop” pyeti nëse ato zotërojnë ose jo licencën e duhur. Kopshti privat  “Borëbardha” në Don Bosko, pasi në QKB ka një licencë për shërbime të përkujdesit komunitar, por në realitet funksionon si një kopsht.

Gazetari: Ju si institucion çfarë licence keni për ushtrimin e këtij aktiviteti?

Mexhina Merkaj: Licencë për kopshtin dhe për çerdhen.Por, për çfarë po e merr ti këtë informacion? Pse jam e detyruar unë ta jap këtë informacion?

Gazetari: Ju, e keni licencën për arsimin parauniversitar apo keni një licencë tjetër?

Mexhina Merkaj: Atëherë, të lutem! E para, po më merr kohë.Ti po bën punën tënde, po edhe unë jam në punën time.

Gazetari: Pra, ta marrim si një përgjigje që nuk e keni licencën? Të largohemi?

Mexhina Merkaj: Po!

Gazetari: Dhe tjetra, ju keni një adresë në rrugën “Jordan Misja” dhe nuk e keni këtu, apo jo?

Mexhina Merkaj: Shiko certifikatën e hipotekës! Të lutem!

Gazetari: Dhe tjetra, nuk e keni… Ah, kjo ishte përgjigja?

Mexhina Merkaj: Faleminderit!

Gazetari: Duhet të keni licencën e duhur, e dashur.

Mexhina Merkaj: Stop! Stop se do të të hedh në gjyq! ( i drejtohet operatorit)

Gazetari: Drejtoreshë, më hidh mua në gjyq! Do më hedhësh mua në gjyq? Që tani! Këtu në rrugë nuk më ndalon dot.

Mexhina Merkaj: Këtu para shtëpisë sime?

Gazetari: Nuk e keni licencën, e dashur!

Mexhina Merkaj: Ik!

Për shkak të gjetjeve nga emisioni “Stop” për subjektin “Borëbardha”, Agjencia e Arsimit e gjobiti atë me 10 milionë lekë gjobë për shkak se nuk kishte licencën e duhur, si dhe vendosi mbylljen e menjëhershme të tij.

Inspektoriati i Punës ishte një tjetër institucion të cilit iu drejtua emisioni.

Ky inspektoriat gjithashtu gjeti shkelje në kontratat e punës, mosvendosjen në dispozicion e kontratës për mjekun e shkelje të tjera. Ndërsa Inspektorati i Shëndetësisë e gjobiti me 5 milionë, për shkak se subjekti zotëron një licencë në shkelje të ligjit për Inspektoriatin Sanitar./tvklan

Ju sugjerojmë

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator, 2025 1:52 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Politikë

“Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

20 Shtator, 2025 1:46 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Para
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

TE FUNDIT

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
20 Shtator, 2025

Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit në Shtetet e Bashkuara votoi për të ndaluar rekomandimin që të gjithë të rriturit...

Lexo më shumë

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
20 Shtator, 2025

Të hash vetëm në restorant nuk është më një gjë e rrallë. Gjithashtu, edhe porosia në shtëpi (ose punë) është...

Lexo më shumë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
20 Shtator, 2025

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret...

Lexo më shumë

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
20 Shtator, 2025

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga lirimi i hapësirave publike nga varrezat e makinave nga Agjencisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com