Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

2025/05/23 at 4:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes evropiane, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalla, gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 23 maj.


Ajo përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë zotimet që i ka bërë dhe të bëjë gjithçka që Plani A i dakorduar me BE-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, Kallas tha se do të kalojnë në një plan tjetër.

“Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por qëndroni në të. Merrni hapa drejt hapjes së kapitujve, dhe ne si BE do ta mbështesim edhe më shumë Maqedoninë e Veriut. Përparimi mund të jetë i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik. Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqen në rajon”, tha Kallas në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Ajo vlerësoi përpjekjet e vendit për të zbatuar agjendën reformuese dhe e quajti një partner të besueshëm për sigurinë rajonale, pasi ka përafruar me sukses ligjet maqedonase me ato evropiane në fushën e politikës së sigurisë.

Kryeministri Mickoski ritheksoi se integrimet evropiane duhet të bazohen në vlerat evropiane dhe jo në çështje bilaterale. Ai tha se integrimi evropian mbetet angazhim i qartë i Qeverisë së tij, por kërkoi më shumë mirëkuptim nga vendet anëtare të BE-së për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Ne i përkasim BE-së, sepse prej dekadash po ndërtojmë një shoqëri me vlera demokratike, po investojmë, po sakrifikojmë, me shpresë se puna jonë do të njihet. Jemi të gatshëm, BE mund të llogarisë tek ne, por tani ka ardhur koha që edhe ne të llogarisim te BE-ja. Kemi të drejtë për një konfirmim më të qartë nga vetë BE-ja, sepse jo të gjitha vendet po sillen në frymën evropiane. Prandaj, kam kërkuar trajtim të drejtë, kam kërkuar nga Evropa të tregojë lidership, të rikthejë besimin e të rinjve në Evropë, të tregojë se BE-ja nuk është e mbyllur për ne, por është një vizion i gjallë”, deklaroi Mickoski.

Kallas tha se ajo dhe Mickoski kanë diskutuar për mekanizma të mundshëm për zhbllokimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, por nuk dha detaje.

“Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. E dimë se ekzistojnë pengesa dhe kemi diskutuar për mekanizmat për t’i tejkaluar ato. Ka hapësirë për të vepruar, por për momentin nuk do të hyj në detaje”, theksoi ajo.

Mickoski paralajmëroi se në margjinat e samitit të ardhshëm të NATO-s mund të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve më të lartë të BE-së, SHBA-së, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ku do të shkëmbehen argumentet për një zhbllokim të mundshëm të nisjes së negociatave të anëtarësimit.

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë përkeqësuar pas vetos bullgare ndaj nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, për shkak se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe pjesë të historisë, si dhe ankohet për diskriminim të qytetarëve të saj në Maqedoninë e Veriut.

Sofja e hoqi veton në vitin 2022 pasi Shkupi pranoi propozimin francez, që ndër të tjera përfshin përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën linjë me deklaratat e Kallas ishin edhe mesazhet e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili javën e kaluar nga Shkupi tha se zgjerimi është një objektiv i përbashkët dhe investimi më i mirë gjeostrategjik për paqen dhe sigurinë, dhe se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Costa theksoi qartë se ka detyrime që duhet të përmbushen për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit. “Ajo që është rënë dakord në vitin 2022 duhet të realizohet”, tha ai, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Gjatë vizitës në Shkup, Kallas, së bashku me ministrin e jashtëm dhe të tregtisë, Timço Mucunski, dhe ministrin e mbrojtjes, Vlado Misajllovski, do të marrë pjesë në hapjen e Dialogut të Sigurisë dhe Mbrojtjes BE–Maqedonia e Veriut, në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje të nënshkruar në nëntor 2024.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, ky dialog përfaqëson një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në arkitekturën evropiane të sigurisë.

Kallas dhe ministri i Mbrojtjes Misajllovski do të vizitojnë gjithashtu selinë e Grupit Operacional Mjekësor Ballkanik në kazermën “Ilinden”, ku do të takohen me anëtarët e Organizatës së Përhershme të BMTF-së dhe do të shohin një pjesë të pajisjeve të blera me mbështetjen e Fondit Evropian për Paqe.

Që nga viti 2023, Këshilli ka miratuar tre paketa mbështetëse bilaterale përmes këtij fondi për të forcuar kapacitetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Me një total prej 38 milionë eurosh, fondi ofron pajisje ushtarake dhe trajnime në logjistikë, inxhinieri, inteligjencë, mbikëqyrje, luftë elektronike, sisteme komunikimi dhe informacioni, si dhe pajisje mjekësore dhe trajnuese.

Para Shkupit, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën. Kjo është vizita e saj e dytë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga marrja e mandatit, pas vizitave në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë në fillim të prillit./rel



Ju sugjerojmë

Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani
Bota

Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani

10 Korrik, 2025 5:42 pm
Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
Kryesore

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

10 Korrik, 2025 5:22 pm
Në pritje të negociatave SHBA-Iran pas konfliktit 12-ditor
Bota

Në pritje të negociatave SHBA-Iran pas konfliktit 12-ditor

10 Korrik, 2025 5:04 pm
Lufta Ukrainë-Rusi, kancelari gjerman: Jemi gati të blejmë sisteme anti-raketore…
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, kancelari gjerman: Jemi gati të blejmë sisteme anti-raketore…

10 Korrik, 2025 5:04 pm
Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

10 Korrik, 2025 4:44 pm
Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
Bota

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

10 Korrik, 2025 4:38 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Para
Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
















TE FUNDIT

Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani

Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani
10 Korrik, 2025

Britania e Madhe përballet me kërcënim të madh dhe të gjerë nga Irani dhe, derisa ky kërcënim nuk është në...

Lexo më shumë

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Romë, ku po merr pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës. Edhe këtë...

Lexo më shumë

Në pritje të negociatave SHBA-Iran pas konfliktit 12-ditor

Në pritje të negociatave SHBA-Iran pas konfliktit 12-ditor
10 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të kthehen në tavolinën e negociatave në kohën kur tensionet midis dy palëve janë...

Lexo më shumë

Lufta Ukrainë-Rusi, kancelari gjerman: Jemi gati të blejmë sisteme anti-raketore…

Lufta Ukrainë-Rusi, kancelari gjerman: Jemi gati të blejmë sisteme anti-raketore…
10 Korrik, 2025

Gjermania është gati të blejë sisteme anti-raketore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe t’i vërë ato në dispozicion të Ukrainës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com