Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi kontrollin teknik të automjeteve.
Konkretisht gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti, 21,904 mjete kanë ngelur në testim ose 27% e totalit të tyre. Ndërkohë 2541 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.
“21,904 mjete kanë ngelur në testim ose 27% e totalit të mjeteve. Arsyet e ngeljes janë: 35% mangësi vizuale e funksionale, 33% sistemi i shkarkimit të gazrave, 13% sistemi i drejtimit, 19% sistemi i frenimit. Nga ana tjetër 2 541 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë!”, thuhet në një postim të DPSHTRR.