Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një artikull të shkruar në revistën e njohur të udhëtimeve “Islands”, që flet për qytetin e Gjirokastrës.
Në këtë artikull, thuhet se Gjirokastra shihet si një destinacion i jashtëzakonshëm për turizmin në Shqipëri.
Në të flitet për vendet historike e deri tek ushqimet tradicionale që tërheqin turistët, po ashtu duke u renditur në një nga vendet ku mund të shpenzosh pak, prezantohet një itinerar për rrugën që duhet të ndjekësh deri në Gjirokastër.
Këtë shkrim e ka ndarë në rrjete sociale kreyministri Rama, ku shkruan se Gjirokastra nuk është më vetëm një adresë në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni i një udhëtimi unik.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, e cila nuk është më vetëm një adresë në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni i një udhëtimi unik, që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, nëpër kalldrëmet mes ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri, kulturë, aktivitete artistike, zeje, kulinari e jashtëzakonshme – i pagëzuar si qyteti sharmant prej guri, në revistën e njohur të udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.