Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

2025/05/19 at 8:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë.

Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54% të votave.

Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen.

“Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook.

”Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.” Simion mori rreth 46% të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54% të votave.

Çelësi i suksesit të Dan konsiderohet rritja e madhe e pjesëmarrjes në votime. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo ishte ende në 53%. Në balotazhin e zgjedhjeve, numri ishte 65%.

Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën në Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan.

Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht.

Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.

Simion fillimisht e shpalli veten fitues

Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan.

“Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia

Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me “indikacione të ndërhyrjes ruse”.

“Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në “X” para mbylljes së qendrave të votimit.

”Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai./DW

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
Para
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

TE FUNDIT

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

Auto-Skicë
8 Shtator, 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media tha se përballë Letonisë do përgatisë një formacion, i cili...

Lexo më shumë

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
8 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin....

Lexo më shumë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
8 Shtator, 2025

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore...

Lexo më shumë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
8 Shtator, 2025

PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj. Kreu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com