Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar për atë që është arritur deri më sot.
Rama theksoi se “askush nuk do e kishte imagjinuar atë që po ndodh sot dhe atë që ndodhi dje”, referuar mbajtjes për herë të parë të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
“Kemi bërë një rrugë të gjatë tani më jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë, kjo është një gjë që ashtu si na jep kënaqësi na tmerron”, tha ai.
‘Dua të flas shkurtimisht, nuk është pika ime e fortë mqs ra fjala. Udhëheqësit në Ballkan i kanë fjalimet e gjata, dhe pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është shumë i pranishëm.
Dua të them që jemi krenar për atë që kemi arritur deri tani, askush nuk do e kishte imagjinuar atë që po ndodh sot dhe atë që ndodhi dje.
Kemi bërë një rrugë të gjatë tani më jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë, kjo është një gjë që ashtu si na jep kënaqësi na tmerron, përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të larta po rritet dita ditës’, pohoi Rama.