Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 38 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Policia njofton se është vetëvrarë rreth orës 04:15, në rrugën ‘Peti’ brenda në automjet, shtetasja E.Xh. Uniformat blu po punojnë për qarimin e rrethnave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak/Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.