Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave.
Mësohet se Hutra u mbyll përjet në qeli për “Vrasja per shkak të marrëdhënieve familjare”.
Kujtojmë se Dan Hutra është autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars të 2023 në Tiranë.
Edhe përpara masakrës së 1 Marsit, 40-vjeçari Hutra nuk ishte një emër i panjohur për policinë ku mes viktimave ishte dhe ish-bashkëjetuesja e tij, pasi ai ishte dënuar për një ngjarje të vitit 2007.
Konkretisht të vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kukësit.
Për të gjitha këto ngjarje vetë Hutra nuk ka shfaqur pendesë, madje ka deklaruar se i ka bërë me vetëdije.