Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

2025/05/14 at 9:26 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën. Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.

Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.

Costa një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiçit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiç ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa.

Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës. Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024. REL

Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com