Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

2025/05/13 at 2:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që të gjejë rrugë për formim të shpejtë të institucioneve. Status quo-ja nuk i sjell dobi askujt, thuhet në reagimin e ambasadorëve, pas bllokadës tashmë disa javore të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Funksionalizimi i Kuvendit është parakusht në mënyrë që të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë. Edhe një seancë e radhës u mbajt të martën më 13.05, ku propozimi i Vetëvendosjes që doli partia e parë në zgjedhje dështoi për ta zgjedhur kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave, ashtu sikurse edhe në 14 seancat e shkuara.


“Nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale”

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it takuan edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti,  i cili në një njoftim nga zyra e tij, nuk tha të jetë diskutuar për ngërçin politik të krijuar. Kurse kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha pas takimit se “për përparimin e Kosovës në integrimin evropian, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, tha Aivo Orav.

Deputetët duke biseduar pas dështimit të seancës më 15 prill 2024Deputetët duke biseduar pas dështimit të seancës më 15 prill 2024.

Në takim me Kurtin ishte edhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, por qëndrimin gjerman për situatën e krijuar e shprehu ambasadori Jörn Rohde, i cili shkroi se, “Kosovës i duhet një qeveri stabile, e aftë për të marrë vendime”. “Shumë detyra të rëndësishme, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare, janë në pritje dhe nevojitet përparim në çështje thelbësore”, shkroi Rohde në profilin e tij social.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ritheksoi nevojën që “liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për ta konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”. Sipas saj, “institucionet janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i cili tha se së bashku me kolegët e tij, “kërkuan formim të shpejtë të institucioneve”. “U takova me kryeministrin në detyrë Kurti së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it. Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur, për të vepruar në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje thelbësore, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe përparimi drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Hargreaves.

Akuza të ndërsjella në Kosovë

Përfaqësues të partive politike në opozitë thonë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për formimin e institucioneve dhe për këtë arsye po bllokon konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja kundërpërgjigjet dhe akuzon partitë e tjera për bllokadën duke mos votuar kandidaten e tyre për kryetar Kuvendi.

Në këtë situatë ngërçi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se nga 15 maji do të takojë udhëheqësit e partive politike në një përpjekje të re për të formuar institucionet e reja. “Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes.

Partitë politike i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes për këto takime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë situatën pa zgjidhje në Kuvendin e Kosovës e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ata janë në pritje “të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seanca”.

Nëse nuk gjendet zgjidhje nga ngërçi i krijuar politik, përfaqësuesit e të gjitha partive politike nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja. Sipas Kushtetutës së Kosovës, vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund të formojë qeverinë. DW



Ju sugjerojmë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

23 Tetor, 2025 12:13 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
Rajoni

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

23 Tetor, 2025 11:17 am
Para
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama 'i drejtohet' Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
















TE FUNDIT

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
23 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Expiration”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
23 Tetor, 2025

Pamje të reja të publikuara online tregojnë momentin kur një bandë hajdutësh u largua nga Muzeu i Luvrit nëpërmjet një...

Lexo më shumë

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
23 Tetor, 2025

Misioni i OSBE/ODIHR ka bërë 25 rekomandime në përfundim të zgjedhjeve të 11 Majit që kanë të bëjnë me ndryshimin...

Lexo më shumë

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
23 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Berisha thotë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com