Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

2025/05/13 at 2:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë më datën 16 maj në orën 17:00.

Po në këtë ditë, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Bazuar në këtë lajm, Berisha tha se miqtë që vijnë duhet të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë.

Po ashtu ai ka krahasuar Shqipërinë me Korenë e Veriut, teksa thotë se nuk ka gjë më të turpshme të shikosh kutitë e votimit me 99.6% vota për PS-në nga diaspora.

“Tani, siç e shifni dhe po e ndiqni dhe unë përgëzoj mediat për raportet që kanë bërë, disa prej tyre shumë të çmuara dhe të guximshme, ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo, të harrojë kush.

Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, për sa na takon ne si opozitë, që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyrat që do t’i përmbushë me shumë dinjitet, me shumë vendosmëri.

Protesta e datës 16 është një protestë në emër të një populli që votën ja dikton revolja pas koke, siç ka ndodhur në Peshkopi.

Që votën ja dikton Poja, Suel Çela, Blendi Xhabafti, ja diktojnë bandat në të 4-anët e vendit.

Miqtë që vijnë duhet të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe që një tiran, një narkodiktator, nuk i lejon ata, por i përdor të gjitha mjetet e dhunshme për tu rrëmbyer votën.

Ka krijuar shtetin monstër elektoral, para jush, para gjithë botës, për të shtypur e vullnetin e qytetarëve. Ky është fillimi i një beteje e cila nuk ndalet më.

Edhe njëherë, dora dorës do të formulohet e gjithë strategjia, por zgjedhje të cilat blihen në mënyrë të tillë, nuk ka parë toka. Të çosh zarfin me 100 euro, të flasësh 2 ditë para zgjedhjeve 200 milionë euro gjoba, të japësh licenca për mbjelljen e miliona rrënjëve kanabis për votë, të aktivizosh bandat, siç është evidentuar në qytetet, që bën thirrje për konflikt dhe destabilizim, por lufta jonë është për votë. Ne nuk mund të na imponojnë kush, kurrë në këtë mënyrë.

Jemi forcë politike sovrane. A ka gjë më të turpshme, shikoni kutitë si në Korenë e Veriut, 99.6% vota për PS-në nga diaspora. A mundet të pranohen këto. Për të mos u thënë se ne po dokumentojnë gjithçka.

E mbyll duke shprehur mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata që kanë votuar, dhe ftoj që t’i dalim zot votës së lirë”, shprehet Berisha.

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia 'Mundësia' denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com