Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

2025/05/13 at 1:57 PM
në Kryesore, Te Fundit, Zgjedhje 2025
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan nga krimi dhe bandat kriminale të qeverisë.

Sipas Berishës këto banda ishin aktive në 10 qarqe dhe 20 bashki të vendit, dhe sipas tij këto janë zgjedhjet më të grabitura në histori.

 “Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killera, trafikantë, dhunues, përdhunues”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD, tha gjithashtu se zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Gjithashtu kryedemokrati hodhi akuza se dhjetëra mijëra hektarë kanabis u dhanë licencat për t’u mbjellë, ndërkohë sipas tij punësimi për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje.

“Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë. Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral”, u shpreh Berisha.

Ju sugjerojmë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
Bota

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

25 Shtator, 2025 3:38 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme
Politikë

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

25 Shtator, 2025 2:40 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori
Kronikë

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

25 Shtator, 2025 12:30 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë
Rajoni

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

25 Shtator, 2025 11:36 am
Shfaqen sërish dronë/ Danimarka në alarm, mbyllen 4 aeroporte
Bota

Shfaqen sërish dronë/ Danimarka në alarm, mbyllen 4 aeroporte

25 Shtator, 2025 11:32 am
Para
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

TE FUNDIT

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
25 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit...

Lexo më shumë

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme
25 Shtator, 2025

Silva Caka do të jetë zëvendësministrja e re e Brendshme. Caka gjatë karrierës së saj politike ka shërbyer si deputete...

Lexo më shumë

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
25 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Erion Veliajt po i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese për shkarkimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com