Aktori francez, Gerard Depardieu është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj burg me kusht.
76-vjeçari, i cili është shfaqur në më shumë se 200 filma, u dënua nga një gjykatë në Paris për ngacmim seksual të grave gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2021 “The Green Shutters”.
Ai u gjobit gjithashtu me një total prej 29,040 € dhe gjykata kërkoi që ai të regjistrohet në bazën e të dhënave kombëtare të abuzuesve seksualë.
Gjykata në Paris zbuloi se një nga gratë, një skenografe me emrin Amélie, kishte dhënë dëshmi të qëndrueshme. Teksa punonte si dizajnuese e seteve, ajo tha në gjykatë se Depardieu e kishte sulmuar ndërsa ajo po përpiqej të kalonte përmes një korridori duke i kaluar duart mbi trupin e saj.
Depardieu, një ikonë e kinemasë franceze, i kishte mohuar vazhdimisht akuzat dhe kërkoi që çështja të rrëzohej. Megjithatë, gjyqtari Thierry Donard deklaroi se versioni i tij i ngjarjeve nuk ishte bindës, duke çuar në shpalljen e fajësisë dhe dënimin me kusht.
KujtojmY se ky ishte gjyqi i parë i Depardieu-së për akuzat për sulm seksual./Opinion.al