Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të ndricojmë netët e errëta të kësaj bote”/ Papa i ri mban meshën e parë

2025/05/09 at 3:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të ndricojmë netët e errëta të kësaj bote”/ Papa i ri mban meshën e parë

Në meshën e tij të parë si Papë, të mbajtur nën afresket e Mikelanxhelos në Kapelën Sistine, Leoni i XIV tha se shpreson të drejtojë një kishë katolike e cila të “ndricojë netët e errëta të kësaj bote”.

Zgjedhja e papritur e Robert Francis Prevost si i pari Papë amerikan erdhi pas një konklave që zgjati më pak se 26 orë, një nga më të shkurtrat në historinë moderne të kësaj kishe. Gjatë meshës me kardinalët, Leoni e nisi predikimin e tij në anglisht, përpara se të kalonte në gjuhën italiane.

“Unë do t’i këndoj një këngë të re Zotit, sepse ka bërë mrekulli. Jo vetëm me mua, por me të gjithë ne. Premtoj të jem një administrator besnik i një kishe e cila të të gjykohet nga shenjtëria e anëtarëve të saj dhe jo nga madhështia e ndërtesave të veta”, tha Papa Leoni XIV.

Leoni i XIV foli më tej për shumë mjedise në të cilat besimi i krishterë konsiderohej “absurd, i destinuar për të dobëtit dhe jointeligjentët e kujtoi ata preferojnë ato që i cilësoi letra të tjera me vlerë të kohës sot si teknologjia, paraja, suksesi, fuqia ose kënaqësia”.

“Në këtë kontekst, nuk është e lehtë të predikosh ungjillin dhe të dëshmosh për të vërtetën e tij, kur besimtarët tallen,  kundërshtohen, apo përbuzen. Por pikërisht për këtë arsye, detyra jonë si misionarë bëhet edhe më e nevojshme”, shtoi ai, teksa i ftoi besimtarët të reflektojnë mbi mëkatet e tyre dhe të kërkojnë faljen hyjnore.

Kongregacioni, i përbërë nga klerikë, besimtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, iu bashkua me përkushtim lutjeve dhe këngëve liturgjike, duke krijuar një atmosferë të thellë shpirtërore. Leoni i XIV u bë një ditë më parë papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike.

Me këtë meshë të parë, ai jo vetëm nisi zyrtarisht shërbesën e tij papnore, por edhe dha një mesazh të qartë për unitet, përulësi dhe shpresë për të ardhmen e besimit katolik në një botë që është vazhdimisht në ndryshim. Prevosti ka një histori të dokumentuar kritikash ndaj politikave të emigracionit të SHBA-së, veçanërisht ndaj atyre që lidhen me presidentin amerikan, Donald Trump dhe nënpresidentin, JD Vance.

Ju sugjerojmë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Aktualitet

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

27 Nëntor, 2025 5:08 pm
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

27 Nëntor, 2025 4:34 pm
Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Aktualitet

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

27 Nëntor, 2025 3:41 pm
Para
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen

Trump prezanton para bisedimeve uljen në 80% të tarifave ndaj Kinës

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat

Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Osmani: BE t'i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

TE FUNDIT

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
27 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion” kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS...

Lexo më shumë

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
27 Nëntor, 2025

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com