Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!

2025/05/09 at 2:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 Maj.

Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 Majit, i cili në përfundim i bëri thirrje qytetarëve të votojnë ditën e dielë me qetësi dhe dinjitet.

“Të dashur qytetarë, Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të posaçëm:

11 maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët.

Unë ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e Dielë me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet! Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë.

Institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë.

Unë besoj thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën. Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik.

Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.

Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 Majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë.

Pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike”, thotë Begaj

Ju sugjerojmë

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

22 Janar, 2026 2:19 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Para
FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit. Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës

FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit. Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës

“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!

“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!

“Të ndricojmë netët e errëta të kësaj bote”/ Papa i ri mban meshën e parë

“Të ndricojmë netët e errëta të kësaj bote”/ Papa i ri mban meshën e parë

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
22 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump është shprehur se mendonte se paqja në Ukrainë ishte shumë afër. Sipas mediave të huaja, komentet Trump...

Lexo më shumë

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i...

Lexo më shumë

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me një akt të fundit opozitën në seancën e sotme, teksa përshëndeti me dy gishtat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com