Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votat nga Greqia/ PD-KQZ: Persona të lidhur me PS mund të kenë grumbulluar zarfet

2025/05/05 at 10:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Votat nga Greqia/ PD-KQZ: Persona të lidhur me PS mund të kenë grumbulluar zarfet

PD i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një ndërhyrje urgjente për rikthimin e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në Greqi. Në letrën drejtuar,  kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe që mban firmën e përfaqësuesit të opozitës në KQZ, Franc Nuri, shprehet shqetësimi për procesin e votimit të shqiptarëve që ndodhen në shtetin helen.

PD thotë se në nisje të procesit, autoritetet siguruan se çdo zarf do të dorëzohej në adresën e deklaruar të votuesit. Por kjo ka ndryshuar para pak ditësh papritur.

“Para pak ditësh, KQZ ndryshoi papritur qasje. Përmes një njoftimi të thjeshtë të publikuar në rrjetet sociale të KQZ, votuesit shqiptarë në Greqi u njoftuan nga KQZ se duhet të paraqiten personalisht pranë pikave të DHL-së për të tërhequr zarfin e votimit. Ky ndryshim i befasishëm ka sjellë jo vetëm konfuzion mes votuesve, por ka ngritur edhe shqetësime serioze për transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit”, thotë PD.

Nga ana e selisë blu thuhet se prej javësh, PD ka raportime se zarfet me vota nuk po u dorëzohen qytetarëve në dorë në banesë, por po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar. Sipas PD, këta persona përdorin makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. Selia blu, dyshon se këta persona janë të lidhur me PS-në dhe strukturat e saj.

“Kemi raportime se zarfet me vota nuk po u dorëzohen qytetarëve në dorë në banesë, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare (qoftë zyrtare, qoftë nënpagesë si zyra bastesh, apo hyrje pallatesh), duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. Këta persona, të dyshuar të lidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat e saj, ka njoftime se mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, çka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme”, thotë PD-ja.

PD ndalet edhe te fluksi i fletëve të votimit të ardhur 1 javë para ditës së zgjedhjeve.

“Sot më 4 Maj 2025, vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve janë raportuar nga KQZ se mbi 6 mijë zarfe të ardhura në Tiranë nga Greqia, ndërkohë që për disa javë më parë numri total ishte 17,700. Si shpjegohet që një e treta e të gjithë zarfave të Greqisë vijnë në një ditë të vetme? Ky fluks i pazakontë dhe i papritur, në kontekstin e problemeve të raportuara përforcon dyshimet mbi integritetin e procesit”, thotë PD-ja.

Sipas selisë blu, ndryshimi i papritur në mënyrën e dorëzimit, nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë”, rrit vështirësitë praktike për mijëra votues, por krijon hapësirë për “ndërhyrje, parregullsi dhe potencialisht manipulime procesi”. Ndërkohë, theksohet edhe fakti se shteti ka nënshkruar një kontratë 9.2 milionë Euro me DHL-në për të garantuar shpërndarjen dhe grumbullimin korrekt të zarfeve kudo në botë.

“Shqetësimi ynë është i thellë jo vetëm për integritetin e votës, por edhe për pasoja të rënda që kjo situatë mund të ketë në besimin e publikut te procesi zgjedhor dhe demokracia në tërësi. Nëse kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë, procesi i votimit të diasporës rrezikon të mbetet një eksperiment i dështuar, i shtrenjtë dhe me pasoja serioze për vendin”, tha PD.

Ndër të tjera selia blu thotë se i ka ngritur shqetësimet më parë, por situata po merr përmasa të mëdha dhe nga ana e KQZ mungon ndërhyrja konkrete.

Ju sugjerojmë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
Kryesore

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

9 Korrik, 2025 5:18 pm
Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

9 Korrik, 2025 5:00 pm
Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
Bota

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

9 Korrik, 2025 4:51 pm
Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat
Aktualitet

Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat

9 Korrik, 2025 4:32 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Miratimi i rezolutës nga PE/ Begaj: I jep Shqipërisë energji për procesin e…

9 Korrik, 2025 4:21 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik, 2025 4:02 pm
Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
Aktualitet

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

9 Korrik, 2025 3:53 pm
Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
Aktualitet

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

9 Korrik, 2025 3:41 pm
Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska
Rajoni

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

9 Korrik, 2025 3:31 pm
“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’
Aktualitet

“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’

9 Korrik, 2025 3:21 pm
Para
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

PD kërkesë KQZ: Të votohet edhe me mjete ID të skaduara! 600 mijë qytetarë nuk kanë…

Ajola Xoxa paraqitet sot në SPAK me kërkesë të prokurorisë

Ajola Xoxa paraqitet sot në SPAK me kërkesë të prokurorisë

Rama mesazh zgjedhësve në Greqi: Merrni zarfat, të mos e lënë pa përdorur mundësinë…

Rama mesazh zgjedhësve në Greqi: Merrni zarfat, të mos e lënë pa përdorur mundësinë…

TE FUNDIT

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
9 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e djeshme rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia....

Lexo më shumë

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
9 Korrik, 2025

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me...

Lexo më shumë

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
9 Korrik, 2025

Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se Rusia ishte përgjegjëse për shkelje të mëdha...

Lexo më shumë

Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat

Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat
9 Korrik, 2025

Në vend të një shembulli të rregullit, pastërtisë e higjenës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ofron një pamje skandaloze. “Ndodhemi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com