Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim në Shkodër, ku prezantoi dhe zhvillimet e bëra nga qeveria e tij aktuale përgjatë 10 viteve, është ndalur pak tek sondazhet e bëra për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Duke qenë kundër tyre, Rama zbuloi gjithashtu se ka vite që nuk ndjek as emisionet politike, të cilat në fakt zënë një peshë të rëndësishme në vendin tonë.
Sipas Ramës, ai nuk ndjek këto emisione dhe raporte të tyre që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Në këtë mënyrë, kryeministri tregon në një lloj forme përse nuk merr pjesë në debate politike nëpër media, pasi i konsideron si “konsumim energjish”. ”Me thënë të drejtën nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që kam përjetuar kur shikoja të dhënat e anketave, e pastaj duhej të dëgjoja komentatorët që ishin aty mbi ato anketa.
E pabesueshme realisht dhe e frikshme se çfarë i jepet këtij populli të shohë e t ë dëgjojë mbrëmjeve, të debateve politike, nëpër ato pasqyrat, ku pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë deri në atë pikë ku pashë atë natë. Për hir të së vërtetës, unë nuk i ndjek që pas zgjedhjeve të 2009 emisionet politike. Ndjek raportet që bëjnë shumë shkurt, por nuk i ndjek sepse është humbje kohe dhe një konsum i jashtëzakonshëm energjish. Janë helm”, tha Rama.
Kryeministri shpjegoi dhe investimet e bëra në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, si dhe sqaroi aspiratat e vendit për vitin 2030, i cili shpresohet prej Ramës që të jemi anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Fjala e Kryeministrit
Sa ishte PBB? Sot është më shumë se 25 mld euro. Kur ke rritje 2.5 herë më shumë, je më mirë apo më keq? Ke më shumë për të shpërndarë, apo më pak? Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit. Këto janë projeksione të qeverisë, sjanë programe për të marrë vota. Tek rritja e PBB. Ne nuk veprojmë në një kontekst jashtë kontekstit të përgjithshëm. Ne krahasohemi me rajonin. Ne jemi një rajon që ka trashëguar mbi bazën industrial të shkatërruar komplet. Kur ne kemi marrë detyrën, ishim më dobët. Shqipëria ka rritjen më të lartë të PBB, jemi në 109%.
Të ardhurat për frymë. Kemi pasur 3324 euro, sot i kemi 10324 euro, në 2030 do i kemi 15000 euro.
Reduktimi i borxhit publik. Borxhi i fshehur kishte zhytur ekonominë. Shqipëria në 2013 ka qenë në prag të një kolapsi të ngjashëm me atë piramidal. Qëndrueshmëria e bankave ishte në rrëzik. Kemi shlyer borxhe për ilaçet, rrugët gjithë mandatin e parë, deri tek shkumsat tek shkolla. Kjo ishte situata në atë kohë. Sot ja ku janë kreditë, 4.3% është normale. Të rrisësh ekonominë me borxhe është njësoj si të shtosh njerëzit në tavolinë në shtëpi, duke marrë borxh. Borxhin sot duke pasur parasysh që kaluam covid, termet, e kemi ulur me 16.4 pikë në 54%. Projeksioni është ta çojmë në 50%.
Tek pabarazia në të ardhurat. Këtu thuhet janë 5 oligarkë, të tjerët… gjithë pasuria shkon tek 5. Shqipëria nuk ka oligarkë, ka njerëz të pasur. Ka rënë në 4.9%. shpërndarja në të ardhura është bërë më e ekuilibruar. Tregu i punës. Për herë të parë papunësia është nën 10%. Një sqarim. Nuk është % e popullsisë, është % e forcave të punës. Është rënia e parë në 8.75.
Të punësuar. Këta janë të punësuarit kur morëm detyrën 1.023.000 njerëz. Në fund të 2024, 1.327.000. mes kësaj dhe kësaj a janë 300 mijë të paktën? Dhe natyrisht me aritmetikën sot jemi në hall. Ne e dëgjonim lulin kur thoshte 7×7=42, tani është 7×7=6 milionë.
Tek taksat. Ne kaluam tek sistemi i taksimit të ndershëm. Kush fiton më shumë do paguajë më shumë. 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10%.
Taksa mbi fitimin e biznesit të vogël. Konsiderohej biznesi që merrte deri në 55 mijë euro xhiro në vit. Ne kemi rritur tavanin në 150 mijë euro. Shikoni ku janë sot me tatim mbi fitimin, zero. Kjo ka sjellë 100 mijë euro në vit pa tvsh, kanë përfituar 98 mijë subjekte dhe shteti ka vendosur 66 mln euro mos tua marrë taksë në vit. Biznesi deri në 140 mijë euro xhiro, që ka marrë 58 mln.
Pabarazia gjinore, sot jemi vendi i 23-të. E kjo është vetëm PS. Shkalla e papunësisë për gratë ka rënë në 9.6%.
Pjesëmarrja e grave në forcën e punës, sot ka arritur në 70%.
Tek paga mesatare e grave, që është 820 euro. Investimet e huaja ne jemi në % më të lartë në rajon. Tek eksportet. 2.8 mld euro i eksportonte kur ne morëm detyrën, 9.1 mld eksporton sot. Pagat e mjekëve sot janë 1670 euro, 2000 euro do jenë në Shqipërinë 2030, mesatare. Programet sociale, kemi krijuar fondin më të madh të mbështetjes sociale në historinë e vendit. 2800 fëmijë me nevoja të veçanta, e do e dyfishojmë mbështetjen për nënat e tyre nga janari i 2026. Kjo është një shifer e dashur për mua, 9200 e nënave që janë të papuna, qeveria i mbështet me siguracione, që të marrin pension.
Bonusi i bebes, e kanë marrë 227 mijë bebe. Vitin e ardhshëm do ndryshojmë skemën, jo më check në spital, por pagesë në vijimësi.
Pagat e mësuesve, kanë shkuar në 950 euro mesatare, e do shkojnë në 1250 euro në Shqipërinë 2030.
Tek mbrojtja. Një shifër që flet vetë, nga 28 mln euro, në 280 mln euro e kemi sot buxhetin. Janë edhe të gjitha planet e investimet që do bëjmë për mbrojtjen.