Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur në një takim sot Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein. Takimi me kreun e qeverisë shqiptare u zhvillua, pasi mbreti i Jordanisë u prit më herët në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Ceremonia zyrtare pritëse u bë në Presidencë, ku të pranishëm ishin dhe delegacionet përkatëse e dy shteteve.
Kjo është hera e dytë që mbreti i Jordanisë vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama më 12 maj të vitit 2015.