Putin ka shpallur armëpushim të njëanshëm 3-ditor në Ukrainë. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin ka shpallur këtë armëpushim i cili do të jetë nga datat 8-11 Maj.
Presidenti rus i ka bërë thirrje Ukrainës që të bëjë të njëjtën gjë duke zbatuar armëpushimin.
Kremlini thotë se armëpushimi do të mbahet nga mesnata e 7-8 Majit deri në mesnatën e 10-11 Majit për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores dhe mposhtjen e Gjermanisë naziste.
Disa ditë më parë, Rusia nuk pranoi një propozim të SHBA-së për armëpushim 30-ditor, gjë që u pranua nga Ukraina.