Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshohet për “krime lufte”, Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Millan Radoiçiçit

2025/04/28 at 12:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshohet për “krime lufte”, Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Millan Radoiçiçit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër- arresti ndaj Millan Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas dokumentit që mban datën e 15 prillit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoiçiçi – ish-nënkryetar i partisë së serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore për lëshimin e fletarrestimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur ‘Ura e Taliçit’ në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.

Po ashtu, në dokument thuhet se ky grupi i personave, nga 7 maji i vitit 1999 deri më 10 maj të po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur më shumë se 300 civilë shqiptarë, të cilët “u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin trajtim human duke iu munduar gjërat elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekësor dhe më pas një pjesë e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme të Kosovës”. Në fund, sipas Gjykatës Themelore, këta persona u liruan pas qershorit të vitit 1999, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare.

Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviç, ndaj të cilit veçse ka një urdhër-arrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës.

Ndryshe, Radoiçiç veçse kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi.

Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe akuzon Serbinë se ka gisht në të. Beogradi mohon çdo përfshirje.

Në Kosovë, për sulmin në Banjskë është ngritur edhe një aktakuzë – ku përfshihet edhe Radoiçiçi – dhe ka nisur gjykimi ndaj tre të pandehurve për këtë rast, që gjenden në Kosovë. Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar ankesën që ndaj të pandehurve të tjerë për rastin Banjska të zhvillohet gjykim në mungesë.

Megjithatë, në Kosovë zhvillohen gjykime në mungesë për raste të krimeve të luftës. Këto lloj gjykimesh, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit. Krimet e luftës në Kosovë deri më 2008 janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Dhjetë vjet më vonë, EULEX-i ia dorëzoi lëndët Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe gjykatave vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
Rajoni

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

14 Nëntor, 2025 10:32 am
Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Kronikë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

14 Nëntor, 2025 10:27 am
Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
Bota

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

14 Nëntor, 2025 10:19 am
Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet
Bota

Trump do të lehtësojë tarifat për kafenë dhe bananet

14 Nëntor, 2025 10:02 am
Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Kronikë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

14 Nëntor, 2025 9:39 am
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 Nëntor, 2025 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 14 nëntor 2025

14 Nëntor, 2025 8:01 am
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Para
Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama:Një hapësirë ku do të ketë punë dhe…

Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama:Një hapësirë ku do të ketë punë dhe…

Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për gjyqtaren

Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për gjyqtaren

“Për një kotec pulash të vjen IKMT e policia”/Rama-qytetarit:Do ta denoncojmë bashkë

“Për një kotec pulash të vjen IKMT e policia”/Rama-qytetarit:Do ta denoncojmë bashkë

TE FUNDIT

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
14 Nëntor, 2025

Burgu i Bënçës ka mbyllur zyrtarisht dyert, duke shkaktuar një goditje të rëndë sociale dhe ekonomike për Tepelenën. Rreth 70%...

Lexo më shumë

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
14 Nëntor, 2025

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka shkruar mbi raportimet e mediave botërore për "Safarin e Snajperëve”, organizuar nga njësitë famëkeqe të...

Lexo më shumë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
14 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes...

Lexo më shumë

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
14 Nëntor, 2025

BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA, Donald Trump për episodin e emisionit Panorama, ku pjesë të ndryshme të fjalimit të 6 janarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com