Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan.
Burimet policore bëjnë me dije për gazetaren Anila Sefa se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.
Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet procedurale si dhe për të disiplinuar trafikun.
Klan News