Policia e Korçës parandaloi një tentativë të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Uniformat blu njoftuan se kanë konstatuar në largësi mes piramidave 43 dhe 44, dy persona që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.
Kur ata kanë parë efektivët e policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit. Për këtë arsye janë njoftuar edhe shërbimet policisë kufitare greke.
Nga këqyrja e çantave, grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë kanabis.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë identifikuar njërin prej autorëve, ndërsa kanë shpallur në kërkim tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Parandalohet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Parandalimi nga Policia Kufitare në DVKM në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë.
Sekuestrohen rreth 32.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Tentuan të transportonin me dy çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Greqisë 20 pako me lëndë narkotike kanabis, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe vijon puna për identifikimin edhe të autorit dhe kapjen e tyre.
Shërbimet e Seksionit për Hetimit në DVKM dhe patrulla e Policisë Kufitare që patrullonin në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit , midis piramidave 43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë njoftuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Dy shtetasit që transportonin çantat kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit , ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.
Nga këqyrja e çantave , grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.