Analisti Baton Haxhiu hedh poshtë atë që modeli i Partisë Socialiste është një model ‘tallava’, siç e kanë quajtur.
Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka theksuar edhe faktin që janë dy arsye pse njeriu nuk përballet kjo duke u bazuar tek fakti i mungesës së përballjes mes drejtuesve të partive të mëdha.
Haxhiu teksa është ndalur tek koalicioni i opozitës deklaron se, Shqipëria Madhështore nuk do aksesor, por do strukturë, teksa shton se fakti që ka aksesorë brenda që duan t’i japin ndihmë, kundërshton që në fillim idenë e madhështisë.
Baton Haxhiu: Unë nuk mendoj që është model tallava.
Blendi Fevziu: Ama është një model pa përballje që i ikën ballafaqimit të gjërave.
Baton Haxhiu: Jo jo është qëndrim. A e di pse njeriu nuk përballet. Dy arsye janë, një ato që janë në treg momentalisht nuk e rrezikojnë dhe distanca është e madhe dhe nuk hyn në riskun e përballjes, por kur pala tjetër e rrezikon deri në atë pikë sa përballja është domosdoshme për programin, diskursin dhe ballafaqimin për të ardhmen, atëherë nuk ka ku ik do të vije këtu në studio. Por kur e ka rrugën e shtruar…
Baton Haxhiu: Shkojmë tek tallavaja. Shikojeni modelin e Partisë Demokratike. E ndërton figurën e vetë të Shqipërisë Madhështore që është LaCivita si ndihmë për shkak të pafuqisë që ka.
Blendi Fevziu: Ama është një kartë elektorale jo e vogël. E riti sondazhin direkt PD.
Baton Haxhiu: Shqipëria Madhështore nuk do aksesor, do strukturë. Ky nuk përfaqëson strukturë. Kjo është arsyeja që Shqipëria Madhështore kundërshton që në fillim idenë e madhështisë kur ka aksesorë brenda që duan t’i japin ndihmën. Edhe të gjithë këta thonë që ‘ne atë njeriun e kemi non grata dhe ky na ndihmon me hap rrugë dhe e vret idenë e non grata. Jo mo ideja e non gratës është vrarë dhe nuk ka nevojë për LaCivita.
Haxhiu thekson se Edi Rama e ka projektuar fjalorin në fushatë për dy arsye, ku shtoi se 56% e elektoratit të grave është me Edi Ramën dhe jo me PS.
“Nëse ka një strukturë të mendimit në zgjedhje, zgjedhjet ndërtohen mbi disa pika, jo vetëm një. Joshja e njerëzve për të debatuar për gjëra të kota dhe atë e ka arritur dhe ikja nga problematika kryesore. Dhe çfarë ka ndodhur me ju … Edi Rama e ka projektu fjalorin për dy arsye. Nëse se dini është e vërtetë që Partinë Demokratike gratë nuk e duan. 56% e elektoratit është me Edi Ramën dhe jo me PS dhe normalisht ai diskursin e ka ndërtuar mbi ta edhe e dyta mobilizimi krijon një farë lehtësie të komunikimit me gjëra që duken të parëndësishme, por krijojnë kënaqësi dhe jo si lideri i PD që në gojë e ka rezistencën dhe nuk krijon gjuhë stabiliteti që do qytetari”, u shpreh Haxhiu.