Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’duhet ta linit Metën në listë të hapur”, Xhixho-Haxhiut: Do të jetë më i votuar

2025/04/24 at 10:44 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’duhet ta linit Metën në listë të hapur”, Xhixho-Haxhiut: Do të jetë më i votuar

Ilir Meta duhet të ishte në listën e mbyllur të kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Kjo është analiza e Baton Haxhiut në studion e “Opinion” në Tv Klan, i cili i drejtohet Erisa Xhixhos se kanë  gabuar që e kanë lejuar të jetë pjesë e listës së hapur.

Xhixho thotë se ka pasur kundërshtime , por vendimi ka qenë plotësisht i tiji. Ajo është e sigurt se kjo  zgjedhje nuk do ta kërcënojë pozicionin e tij dhe madje, parashikon se do të jetë deputeti më i votuar në Tiranë.

Baton Haxhiu: Gabim! Mendoj që as aty ku është nuk është dashur të shkojë karriera e tij, as ju si listë e përbashkët madhështore nuk është dashur ta lini Ilir Metën.

Erisa Xhixho: Kemi qenë kundër. Ka qenë vendim i panegociueshëm i Ilir Metës. Ka qenë vendim i tiji personal. Personalisht kam qenë kundër, edhe kryesia.

Baton Haxhiu: Kur dikush nuk është jashtë, nuk e ka  fuqinë dhe nuk e përjeton njeriun që është aty, është e vështirë që me këtë heshtje që keni karshi Ilir Metës ta shndërroni në figurë viktimizuese për të marrë votat.

Erisa Xhixho: Përkundrazi.

Baton Haxhiu: As në figurën dinjitoze! Gabim!

Erisa Xhixho: Me vendimin e tij ka mobilizuar shumë njerëz, po them njerëz të tij që nga klasa e parë,  themelues të LSI, socialistë jo rilindas, të gjithë bashkëpunëtorët e tij sepse vendimmarrja e tij ishte e guximshme, sfiduese.

Baton Haxhiu: A kërkove mendimin tim?

Erisa Xhixho: Po, por je gabim në rastin e viktimës se s’është Ilir Meta për viktimizim.

Baton Haxhiu: Ilir Meta s’mundet kurrë të jetë viktimë. S’mund ta viktimizoni për të marrë votat.

Erisa Xhixho: Është vendimmarrja e tij, as po viktimizon njeri fare.

Baton Haxhiu: Gabim!

Erisa Xhixho: Ai është në izolim politik aty ku është…

Baton Haxhiu: Ky është gabim i krenarisë së tij, gabim!

Erisa Xhixho: Ashtu e gjykon.

Baton Haxhiu: Duhet që ju të  mendonit racionalisht.

Erisa Xhixho: E ke njohur nga afër Ilir Metën kur thoshte “po, po!”, “jo, jo!” Epo tani, ti e di shumë mirë si i merr vendimet Ilir Meta dhe sa i vendosur është në vendimet e tij.

Baton Haxhiu: Ka gabuar apo jo? A mund t’ia sigurosh votat ti Ilir Metës që të bëhet deputet?

Erisa Xhixho: Ne po bëjmë maksimumin.

Baton Haxhiu: A mundesh apo jo?

Erisa Xhixho: Ai ia garanton vetes. Është emri i Ilir Metës që ia garanton vetes, nuk ka nevojë për të tjerët. Absolutisht! Do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës, këtu do të jemi!  Më i votuar! Mbi 30 mijë, 40 mijë do të jenë për Ilir Metën. E para për atë që përfaqëson Ilir Meta dhe është një konsekuencë e qëndrimeve të tij. Nuk mund ta mbyllte veten Ilir Meta në listë të mbyllur në qoftë se e di karrierën politike të Ilir Metës që bëri grevë urie në 2008 në listat  e hapura, në 2005, mund ta vendoste veten në listë të sigurt proporcional por shkoi në qarkun e Beratit dhe u ballafaqua me elektoratin. Në të njëjtën konsekuencë lidershipi, vendosi veten në listë të hapur në qarkun e Tiranës dhe ka mobilizuar jashtëzakonisht shumë persona. Shkruan mbi 200 letra në ditë që ne ia çojmë edhe qytetarëve,  simpatizantëve, miqve të tij, jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Ju sugjerojmë

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
Bota

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

5 Janar, 2026 12:42 pm
Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
Bota

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

5 Janar, 2026 12:29 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

5 Janar, 2026 11:42 am
Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Bota

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

5 Janar, 2026 11:27 am
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
Bota

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

5 Janar, 2026 9:34 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Pas Venezuelës, Trump “shënjestron” Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

5 Janar, 2026 9:31 am
Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor
Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

5 Janar, 2026 9:28 am
Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
Para
Opinion – A po funksionon fushata e PD-së? – 24 Prill 2025

Opinion – A po funksionon fushata e PD-së? – 24 Prill 2025

Opinion – Aeroporti i Vlorës me psitën me të madhe në Ballkan! – 24 Prill 2025

Opinion – Aeroporti i Vlorës me psitën me të madhe në Ballkan! – 24 Prill 2025

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 25 prill 2025

TE FUNDIT

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
5 Janar, 2026

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë...

Lexo më shumë

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
5 Janar, 2026

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha...

Lexo më shumë

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
5 Janar, 2026

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e...

Lexo më shumë

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
5 Janar, 2026

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com