Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

14-vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

2025/04/24 at 11:11 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
14-vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar për pretendimet se një 14-vjeçar është dhunuar në ambientet e komisariatit më datë 12 Prill.

Njoftimin për këtë rast e ka thënë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku thotë se i mituri ishte shoqëruar në komisariat për hedhje të lëndëve piroteknike te Liqeni Artificial dhe ndaj tij është ushtruar dhunë nga 3 punonjës të Policisë.

“Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë: Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta.

Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025. Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:

-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;

-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;

-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.”, njofton policia.

AMP ka referuar materialet në Prokurori për hetimin e 3 punonjësve të Policisë për “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Kolonjë/ Gruaja dhunon ish-burrin, nis procedimi penal për 33-vjeçaren

Kolonjë/ Gruaja dhunon ish-burrin, nis procedimi penal për 33-vjeçaren

Kërcënoi qytetarët dhe kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Kërcënoi qytetarët dhe kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Vota e diasporës, KQZ mbyll procesin e dërgimit të zarfeve

Vota e diasporës, KQZ mbyll procesin e dërgimit të zarfeve

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com