Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?

2025/04/24 at 10:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?

Vitin e kaluar në Gjermani pati pothuajse 22 mijë falimentime. Shoqatat e biznesit po kërkojnë urgjentisht lehtësim.


Ndryshe,situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Kompania Meeth në Wittlich në perëndim të Gjermanisë ka fituar besimin e klientëve të saj për gati 40 vjet me dritare dhe korniza dritaresh cilësore. Këtu kanë punuar edhe nëntëdhjetë bashkëpunëtorë, por tani puna ka mbaruar.

Ajo shpalli falimendimin dhe tani kompania drejtohet nga administratori i falimentimit dhe avokati Alexander Jüchser. Kompania kërkoi më kot një investitor të ri. Ndërkohë punonjësve u janë dorëzuar dokumentet për ndërprerjen e punës.

“Sektori i ndërtimit është në krizë këtë vit. Për të pestin vit radhazi ka një rënie për shkak të rritjes së çmimeve të punimeve të ndërtimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe numrit më të vogël të lejeve të ndërtimit. E kur ndërtohet më pak, porositen më pak edhe dritare dhe dyer”, përmbledh administratori i falimentimit.

Kjo po ndodh në të gjithë Gjermaninë dhe jo vetëm në landin Rheinland Pfalz, ku ndodhet fabrika.

Shumë falimentime, pak kompani të reja

Numri i falimentimeve të kompanive gjermane është në rritje të vazhdueshme prej dy vitesh. Vitin e kaluar kane falimentuar gati 22 mijë kompani, më së shumti që nga viti 2015. Kështu vazhdon edhe këtë vit. Në mars ka pasur 1459, 2% më shumë falimentime se në shkurt, raporton Instituti për Kërkime Ekonomike Leibniz në Halle (IWH).

Numri i falimentimeve nuk ka qenë aq i lartë që nga fundi i krizës financiare në vitin 2009, në të gjitha degët e ekonomisë – në industri, ndërtimtari dhe në tregti. Ndërkohë që numri i kompanive që po themelohen është tepër i vogël.

Tobias Wahl është një avokat falimentimi dhe ristrukturimi në firmën ligjore Anchor. 57-vjeçari vepron në Mannheim dhe prej një çerek shekulli është në kërkim të investitorëve pas falimentimit të ndonjë kompanie.

“Për momentin po shohim një rritje të ndjeshme të falimentimeve. Por situata nuk është aq dramatike sa duket në shikim të parë. Në kohën e koronës, shumë kompani nuk kanë punuar por e kanë mbijetuar falë mbështetjes së shtetit. Ajo që po shohim tani është në një farë mënyre manifestim i të së kaluarës”, shpjegon Wahl.

Por Gjermania po përballet edhe me një krizë strukturore.

“Ju mund ta shihni këtë, për shembull, me prodhuesit e pjesëve për industrinë e automobilave dhe fabrikat që kërkojnë shumë energji për prodhim, të gjithë janë të prekur fuqishëm. Ndërkohë që në politik dhe treg ka një pasiguri të madhe”, thotë eksperti i falimentimit.

Më pas vijnë edhe çmimet më të larta të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritja e kostove të fuqisë punëtore, normat më të larta të interesit të kredive etjerë.

“Mendoj se unë dhe kolegët e mi do të kemi shumë punë për të bërë edhe vitin e ardhshëm”, mendon ai.

Zhgënjim me planet e koalicionit të ri

Në fillim të muajit prill, Shoqata Gjermane e Industrisë BDI publikoi një apel të më shumë se 100 shoqatave tregtare drejtuar politikanëve që po zhvillojnë negociatat për një koalicion të ri në Berlin. Pritshmëritë nga marrëveshja e kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve ishin të mëdha, por marrëveshja e koalicionit i zhgënjeu.

“Kur bëhet fjalë për taksat, qëllimet e koalicionit janë larg asaj që është e nevojshme. Këtu duhet të përdoret çdo hapësirë ​​për të lehtësuar barrën e kompanive dhe që barra tatimore të bëhet shpejt konkurruese në shkallë ndërkombëtare“, pohon kreu i Shoqatës BönDI.

“Marrëveshja me të drejtë synon një plan ambicioz për të modernizuar si shtetin ashtu edhe administratën shtetërore, por tani duhet të zbatohet me vendosmëri. Në përgjithësi, qeveria gjermane do të matet nëse do ta bëjë shtetin më efikas dhe modern.”

Pas falimentimit dhe rehabilitimit të dështuar vjen puna për Jürgen Philippi. Ai është drejtues i autorizuar i gjykatës në ankand dhe ekspert në procedurat e falimentimit. Edhe ai ka 30 vjet që merret me këtë biznes, por ka përshtypjen se situata po rëndohet.

“Në krizën e 2008-ës dhe menjëherë më pas, situata ishte e keqe por tani është edhe më keqe. Gjithnjë e më shumë sektorë po preken nga kjo gjendje. Unë nuk e kam përjetuar ende një gjë të tillë, në kohën sa punoj këtë punë”, thotë ai.

Falimentimet e shumta

Pothuajse çdo ditë gjykata i ofron atij një çështje të re, por përveç falimentimeve, një frenim të madh ka edhe në ankandet e pajisjeve dhe mbetjeve të kompanive të dështuara.

”Gjithashtu, shoh gjithnjë e më shpesh drejtorë të kompanive të cilët nuk kanë më vullnet për të drejtuar kompanitë, edhe atëherë kur ende kanë disa perspektiva në treg. Dëgjoj herë pas here: taksat janë shumë të larta, ka shumë burokraci, mungojnë punëtorët e kualifikuar. “Mua më kanë konsumuar në tërësi, dëgjoj shpesh”, thotë Philippi.

Edhe ai mendon se situata do të jetë edhe më e keqe: “Industria e automobilave dhe sektori i ndërtimit janë goditur më së shumti për momentin. Tani gjendja e keqe po përhapet në sektorë të lidhur me këto industri. Nëse nuk ndërtoj një shtëpi, nuk kam nevojë për pllaka, nuk kam nevojë për çati, nuk kam nevojë për grila, apo për transport, e kështu me radhë. Kriza në një sektor është si domino që shihet në sektorë të tjerë“, thotë ai.

Philippi shprehet i zhgënjyer edhe me planin e koalicionit të ri gjerman:

“Nuk kam asnjë shpresë nga ky program, nuk ka reforma themelore apo besim në ekonomi. Kam frikë se kriza do të thellohet edhe më shumë. Me këtë program as koalicioni i ri nuk do të ketë një mandat të plotë.”/DW



Ju sugjerojmë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
Para
14-vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

14-vjeçari u dhunua në komisariat? Policia e Tiranës: Ka nisur hetimi për efektivët

Kolonjë/ Gruaja dhunon ish-burrin, nis procedimi penal për 33-vjeçaren

Kolonjë/ Gruaja dhunon ish-burrin, nis procedimi penal për 33-vjeçaren

Kërcënoi qytetarët dhe kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Kërcënoi qytetarët dhe kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin
















TE FUNDIT

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
23 Qershor, 2026

Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një hap i madh drejt matësit më të ashpër, potencialisht më...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Qershor, 2026

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
23 Qershor, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Lexo më shumë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}