Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gati për bisedime”, Putin: Mbështesim çdo iniciativë për paqe

2025/04/22 at 4:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe

Presidenti Rus Vladimi Putin ka sinjalizuar për here të parë se është I gatshëm të mbajë bisedime të drejtpërdrejta me homologun Ukrainas Volodymir Zelensky për fundin e luftës në Europën Lindore.  Duke folur për televizionin shtetëror rus, Putin tha se “Rusia gjithmonë ka parë me pozitivitet çdo iniciativë për paqe. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndjejnë të njëjtën gjë.”

Deklarata  e Kreut të Kremlinit Shënon një pikekthese të rëndësishme në betejën më shumë se 3 vjecare ndërsa Shtetet e Bashkuara vijojnë presionin mbi palet për një fund sa më të shpejtë të luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se komentet e Putinit tregojnë një gatishmëri për të diskutuar drejtpërdrejt me Ukrainën rreth ndalimit të sulmeve ndaj objektivave civile. Zelensky nuk iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Putinit, por tha se Ukraina është “gati për çdo bisedë” që do të siguronte jetën dhe sigurinë e civilëve. Nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta mes dy palëve që nga javët e para pas nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.

Në një deklaratë për agjencinë Interfax, Peskov theksoi: “Kur presidenti tha se ishte e mundur të diskutohej çështja e mosgoditjes së objektivave civile, ai kishte parasysh negociata me palën ukrainase.”

Në fjalimin e tij gjate mbremjes se te henes , Zelensky kërkoi një “përgjigje të qartë nga Moska” nëse do të ndalojë goditjet ndaj infrastrukturës civile. Ai propozoi një vazhdim të armëpushimit të kufizuar gjatë Pashkëve ortodokse, duke kërkuar ndalimin e përdorimit të dronëve dhe raketave me rreze të gjatë për të paktën 30 ditë. Putin tha se Kremlini do ta “analizojë” këtë propozim, duke shtuar se “duhet të qartësohet çështja e mosgoditjes së infrastrukturës civile”.

Ukraina pritet të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh me SHBA-në dhe vendet evropiane në Londër të mërkurën, pas një takimi të mëparshëm në Paris. Zelensky tha se “detyra kryesore” e këtyre bisedimeve do të jetë “shtytja për një armëpushim të pakushtëzuar”. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh këtë javë se ishte optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, por paralajmëroi se Shtetetet e Bashkuara  mund të “tërhiqen nga procesi i negociatave” nëse nuk ka nje  përparim ne bisedimet e paqes.

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Industria minerare, në krizë për punëtorë

Industria minerare, në krizë për punëtorë

Goditet një ndërtesë banimi në Odesë, Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën

Goditet një ndërtesë banimi në Odesë, Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën

Studentët në Beograd e bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

Studentët në Beograd e bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com