Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet plani i Trump dhe Musk për të armatosur hapësirën

2025/04/18 at 10:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 818 min
A A
“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet plani i Trump dhe Musk për të armatosur hapësirën

Mediat britanike The Sun në një artikull të gjatë zbulon planet e mëdha të Presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e një sistemi të ri mbrojtjeje ajrore të avancuar, që do të jetë në gjendje të zbulojë raketa të ardhura nga hapësira.


Ky projekt, i bekuar me emrin “Kupola e Artë”, do të jetë një version amerikan i sistemit të njohur izraelit të mbrojtjes që e provoi efektivitetin e tij me sulmet e Hamasit, “Iron Dome”, por shumë më ambicioz dhe i avancuar se ky i fundit.

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesla, është caktuar si një nga figurat kryesore që do të udhëheqë ndërtimin e këtij sistemi. Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që urdhëron fillimin e punës për këtë projekt, duke deklaruar se sulmet me raketa përbëjnë kërcënimin më katastrofik për Shtetet e Bashkuara.

1744999543xscreenshot-10-979.pngProjekti është pjesë e një plani më të gjerë të Trump për reformimin e ushtrisë amerikane përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe Irani. Kupola e Artë do të funksionojë duke përdorur teknologji të reja që përfshijnë më shumë se 1,000 satelitë në orbitë për të zbuluar raketat në kohë reale, si dhe rreth 200 satelitë të armatosur që mund të neutralizojnë raketat armike me raketa të tjera ose ndoshta me rreze lazer.

SpaceX është caktuar të ndërtojë një pjesë kyçe të sistemit, të quajtur “shtresa e kujdestarisë”, që përbëhet nga satelitë të cilët do të zbulojnë dhe ndjekin trajektoren e raketave. Megjithatë, kompania nuk do të përfshihet në armatosjen e satelitëve.

Në projekt janë përfshirë edhe dy kompani të tjera të teknologjisë: Palantir, që do të ofrojë softuerë për analizimin e të dhënave në kohë reale, dhe Anduril, që pritet të sigurojë dronë autonomë dhe pajisje mbrojtëse. Të tre kompanitë janë themeluar nga mbështetës të njohur politik të Trump.

1744999544xscreenshot-11-356.pngSipas burimeve nga Uashingtoni, kostoja totale e sistemit mund të arrijë në qindra miliarda dollarë, ndërsa vetëm faza e parë e dizajnimit të satelitëve nga SpaceX mund të kushtojë deri në 10 miliardë dollarë. Kompania ka propozuar që shërbimi i saj të ofrohet në formë “abonimi” për qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë për përdorimin e teknologjisë por nuk do të ketë pronësinë e saj, një qasje e pazakontë për një projekt të tillë kritik.

Megjithëse Pentagoni ka dhënë sinjale pozitive për përfshirjen e SpaceX, disa zyrtarë ushtarakë janë skeptikë për modelin e abonimit dhe për vetë mundësinë që këto kompani private mund të ndërtojnë një sistem kaq kompleks dhe jetik për mbrojtjen kombëtare.

1744999542xscreenshot-9-507.pngPër momentin, plani është ende në faza të hershme dhe përbërja përfundimtare e projektit mund të ndryshojë. Megjithatë, nëse realizohet, “Kupola e Artë” do të përfaqësonte një revolucion në mbrojtjen ajrore amerikane dhe një hap të madh drejt militarizimit të hapësirës.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 19 prill 2025

Ukraina sanksionon firma kineze: Ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa

Ukraina sanksionon firma kineze: Ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa
















TE FUNDIT

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
2 Janar, 2026

Dashi Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com