Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji letër nga burgu për votuesit për herë të parë: Vendi i ka sytë nga ti, ke në dorë ndryshimin

2025/04/18 at 7:46 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Salianji letër nga burgu për votuesit për herë të parë: Vendi i ka sytë nga ti, ke në dorë ndryshimin

Rreth 115 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kur na ndajnë pak më shumë se 3 javë nga votimet, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u ka dërguar një letër nga burgu atyre duke u kërkuar që të reflketojnë dhe të reagojnë. Në letrën e demokratit përmendet largimi masiv i të rinjve dhe  akuzon Ramën se i ka fyer vazhdimisht ata duke promovuar talljen.


Sipas Salianjit autokracia në pushtet, ka synuar t’i trajtojë të rinjtë si masa pa zë, pa kujtesë e pa aspirata, duke përdorur propagandë e spektakël në vend të qeverisjes së mirë, por ai thekson se zëri i tyre është vendimtar për të bërë ndryshimin.

Në letrën e tij, Salianji i fton të rinjtë të të kuptojnë se krimi, korrupsioni, padrejtësitë sociale dhe ekonomike i prekin ata drejtpërdrejt dhe duhet të reagojnë.

Sepse, thekson Salianji, ndryshimi është në duart e tyre, dhe vota është arma më e fortë që kanë. Shqipëria ka nevojë për zërin, gjykimin dhe vendimin e tyre.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Letër votuesit për herë të parë!

Me gjithë plakjen e popullsisë, kryesisht për shkak të emigrimit, sërish rreth 115 mijë të rinj votojnë për herë të parë pas 22 ditësh. Kjo grupmoshë që ishte deri para një dekade dominante, 18 deri në 20 vjeç, edhe pse është rrudhur ka jo vetëm numrat e nevojshëm për të vendosur drejtimin e Shqipërisë, por dhe forcën për të ndikuar e për ta rrezatuar gjykimin e saj.

Dikush në përfundim të gjimnazit apo sapo ka nisur universitetin është tërësisht sovran për të marrë një vendim të rëndësishëm me 11 Maj.

Duhet vetëm një moment zgjimi. Duhet një çast për të davaritur mjegullën e tymin që ka prodhuar e vetmja industri eficente që socialistët, më saktë rilindja, vuri në punë në këto 12 vite, që është propaganda.

Edi Rama ka bërë gjithçka për ta trajtuar një votues për herë të parë si një tabula-rasa, si një homo-sapiens, pa interesa, pa kureshtje, pa projekt, pa ëndrra, pa aspirata.

Autokratuci e do këtë votues, këtë maturante ose student, që të jetë një masë pa memorie, pa analizë, pa reflektim. Dhe beson se i bën ata për vete shumë thjeshtë, me truke në veshje, me batuta, duke u sjellë si rock-star, apo duke marrë në krah disa këngëtarë të njohur.

Edi Rama i ka fyer vazhdimisht duke i trajtuar sikur nuk ka çfarë u duhet atyre se si qeveriset vendi, nuk u hyn në punë korrupsioni, apo lidhjet me krimin.

Dhe modelet që ka zgjedhur të promovojë, janë një tallje tjetër për të rinjtë, për votuesit për herë të parë.

Unë kam punuar gjithnjë me të rinj, dhe e di mirë se Edi Rama gabon me këtë shpërfillje.

Fuqia e tyre analitike është më e lartë se sa mesatarja e qeverisë së rilindjes, dhe ku e ku më e lartë se e shumë kopukëve që e rrethojnë autokratucin.

Po bëhen 6 muaj që jam i penguar, i ndaluar të merrem me politikë sepse kështu dëshiroi Edi Rama, po në kushte të tjera do të isha me ta çdo ditë në këtë betejë vendimtare për vendin, për ta ndalur gremisjen finale në humnerë.

Dua ti them me këtë letër, dy fjalë votuesit për herë të parë.

Qeverisja e keqe, krimi dhe korrupsioni lidhen me ty dhe kanë të bëjnë me ty më shumë se me asnjë tjetër. Sepse Edi Rama minon kështu shanset e potencialin që vendi yt do të ofronte. Dëmton rrugën që duhet të ndjekësh për të ndërtuar të ardhmen kudo ku ti aspiron. Ti e ke tërësisht të drejtën, të pretendosh e të kërkosh një atdhe ku nuk vidhet në çdo tender, ku krimineli nuk bëhet deputet e kryetar bashkie, ku listat nuk i caktojnë bandat, ku karriera nuk behet me parti, ku patronazhisti të mos jetë beu i lagjes.

Ti e di tashmë, po do ta ndeshësh dhe në tekste e leksione, se nuk është demokraci ajo kur Kryeministri urdhëron burgosjen e një deputeti të opozitës, për një denoncim, për një konferencë shtypi. Nuk është ky sistemi, shteti që ti meriton. Dhe kjo çështje të përket ty.

Padrejtësia që krijon qeverisja e keqe, të përket ty më shumë se kujtdo tjetër. Kur sheh prindin tënd që mundohet e nuk ja del, e nëse i mbulon faturat e shpenzimet nuk ngelet më asgjë, kur sheh gjyshin ose gjyshen tënde që numërojnë qindarkat e maten mirë për të blerë në market, dyqan a farmaci, kur dallon se disa të tjerë të lidhur me qeverinë marrin shpinë e dytë e të tretë, je ti që duhet të reagosh. Kush tjetër do ta bëjë nëse jo ti.

Kur sheh babain që hedh prodhimin se nuk e shet dot, kur dëmtohet sera e askush nuk të subvencionon, kur ngelet molla apo domatja stok, kur me aq sa e tregton nuk nxjerr as kostot, kur është bërë e pamundur të shtosh krerët e bagëtive dhe ato po zvogëlohen nga viti në vit, kjo është një situatë që të përket ty drejtpërdrejt, më shumë se askujt tjetër. Sepse kjo gjendje po rrënon të ardhmen tënde. Nëse ti nuk do ta thuash fjalën tënde, kush tjetër.

Kur vëren se taksat janë të larta, nafta mezi merret, kur faturat e energjisë janë dhimbje, kur nuk shtohet puna por shtohen taksidarët që vijnë vërdallë si hiena, kur gjobat mbijnë ngado, çfarë do bësh? Do thuash dot se kjo nuk ka të bëjë me ty?!.

Kur vjen student, e të duhet të bësh prioritet përballimin e jetesës, pastaj po të doli kohë të mësosh e të thellohesh në fushën tënde, në profesion a dije, a nuk të revolton kjo? A të përket ty kjo situatë?

A duhet përmbysur e gjitha kjo. E gjitha kjo vjen nga ai tipi me syze e kapele që del me Noizin aty, që bën tallava me gaztoret e oborrit. Ai kërkon që ti të mos mendosh, kërkon që ta gjykosh nga atletet, jo nga vendimet që merr. Ti e di që kjo është një tallje direkt në kurrizin tënd. Nuk ke pse e mban. Ti e ke në dorë ta bësh ndryshimin. Me votën tënde me 11 maj. Ajo është dita e një prej akteve më të forta që do të marrësh, për të cilin do të jesh krenar një ditë. Jo vetëm për veten tënde. Por dhe për gjyshërit, për prindërit, për shokët e miqtë. Për Shqipërinë. Vendi i ka sytë nga ti!



Ju sugjerojmë

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

14 Korrik, 2025 2:44 pm
Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

14 Korrik, 2025 2:19 pm
Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

14 Korrik, 2025 2:16 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

14 Korrik, 2025 1:55 pm
Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…
Aktualitet

Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…

14 Korrik, 2025 1:31 pm
Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE: Të formohen sa më shpejt institucionet!
Aktualitet

Kos vlerëson reformat/ Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027, anëtarësimi..

14 Korrik, 2025 1:25 pm
Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan
Aktualitet

Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan

14 Korrik, 2025 1:20 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!

14 Korrik, 2025 1:14 pm
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale

14 Korrik, 2025 12:57 pm
Konfiskimi i pallatit në Vlorë/ Rama: “Symbyllurit” para shkeljeve drejt prokurorisë
Aktualitet

Konfiskimi i pallatit në Vlorë/ Rama: “Symbyllurit” para shkeljeve drejt prokurorisë

14 Korrik, 2025 12:55 pm
Para
Probleme për Interin/ Dëmtohet Marcus Thuram, sa do të mungojë

Probleme për Interin/ Dëmtohet Marcus Thuram, sa do të mungojë

Video/ Deputeti polak futet në spital me 10 persona, “mban peng” mjeken që kishte kryer një abort

Video/ Deputeti polak futet në spital me 10 persona, “mban peng” mjeken që kishte kryer një abort

Përpjekja e Rusisë për të detyruar SHBA të heqë sanksionet e aviacionit godet rezistencën e BE

Përpjekja e Rusisë për të detyruar SHBA të heqë sanksionet e aviacionit godet rezistencën e BE
















TE FUNDIT

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
14 Korrik, 2025

17 vjeçarja që u vetëplagos me armë zjarri gjatë ditë së sotme është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës....

Lexo më shumë

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
14 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë, zëvendëskryeministren e Ukrainës Olha...

Lexo më shumë

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari
14 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj dy personave të tjerë, pas aksidentit...

Lexo më shumë

U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
14 Korrik, 2025

Një adoleshente 17-vjeçare u paraqit sot  në spital me plagë nga arma e zjarrit. Sipas policisë së Vlorës dyshohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com