Lara Colturi kërkon të largohet nga Shqipëria

Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Shqipëria. Skiatorja 18-vjeçare kërkon të vijojë karrierën me Italinë. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi Colturi e nisi karrierën si kuqezi, duke dhënë edhe rezultatet e para të rëndësishme.

Një situatë kur duhet më pak se 1 vit nga Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Itali, më saktë në Milano-Cortina. Gjithçka duhet vendosur brenda 1 Majit ku është afati i fundit i regjistrimit me një federatë tjetër. Nëse nuk ka një dakordësi nga pala shqiptare ajo duhet të pushojë 1 vit nëse vendos të largohet pa miratim, që shkakton mospjesëmarrje në Kupën e Botës dhe Olimpiadë.

Lara Colturi vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në 2022. Gjatë kësaj kohe ajo mori pjesë në 3 sezone të Kupës së Botës ku ky i fundit ishte me të vërtetë i suksesshëm, pasi u ngjit 3 herë në podium, 2 vende të dyta dhe 1 vend i tretë.

Lara Colturi në botërorët për të rinj ka marrë 1 medalje të artë në super gjigand dhe 2 bronzi në slalom gjigand. Në Botërorin për të rritur ku u përfaqësua në Shkurt u rendit e 7-ta në slalomin gjigand, një rezultat shumë i mirë në një garë ku kishte konkurrencë të fortë.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT