Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump

2025/04/16 at 9:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump

Ish-presidenti demokrat Joe Biden u shfaq për herë të parë qysh prej largimit nga Shtëpia e Bardhë në Janar. Ai mbajti një fjalim në Çikago, në mbrojtje të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, pas shkurtimit të stafit dhe mbylljes së disa zyrave nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë që drejtohet nga miliarderi Elon Musk.

Biden tha se administrata e Trump i ka vënë sëpatën kësaj agjencie.

“Në më pak se 100 ditë, kjo administratë e re ka bërë kaq shumë dëme dhe kaq shumë shkatërrime. Është diçka befasuese që mund të ndodhë kaq shpejt. Ata i kanë hyrë me sëpatë Administratës së Sigurimeve Shoqërore duke përzënë 7,000 punonjës, përfshirë edhe zyrtarët më me përvojë.”

Ish-presidenti i cilësoi Sigurimet Shoqërore “më shumë se një program qeveritar”.

“Është një premtim i shenjtë që kemi bërë si komb. Ne e dimë se sa rëndësi ka sigurimi shoqëror për jetën e njerëzve. Pse këta djem po synojnë tani Sigurimet Shoqërore? Ata duan ta rrënojnë atë, duan ta grabisin atë në mënyrë që t’u bëjnë shkurtime të mëdha taksash miliarderëve dhe korporatave të mëdha”.

Rishfaqja e Biden solli diskutime mes demokratëve. Disa thanë se mund të ishte më mirë për të që të mos rihynte në grindjen politike. Ndërsa për të tjerë është e rëndësishme që Biden të flasë për sigurimet shoqërore, pikërisht për shkak të moshës së tij.

Ndërkohë në qytete të ndryshme të SHBA u protestua kundër shkurtimeve të administratës Trump, duke i kërkuar të heqë duart nga sigurimet shoqërore.

Sigurimet shoqërore paguajnë 1.4 trilion Dollarë përfitime për 73 milionë amerikanë të moshuar dhe me aftësi të kufizuara çdo vit. Trump u zotua vazhdimisht gjatë fushatës së tij zgjedhore që të mos prekte përfitimet e Sigurimeve Shoqërore./ Klan News

Ju sugjerojmë

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 7 vatra, 2 janë ende aktive

23 Qershor, 2025 12:52 pm
Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

23 Qershor, 2025 12:50 pm
Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në
Bota

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

23 Qershor, 2025 12:35 pm
Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

23 Qershor, 2025 12:35 pm
Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki
Aktualitet

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki

23 Qershor, 2025 12:21 pm
BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë
Bota

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian
Aktualitet

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane
Aktualitet

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

23 Qershor, 2025 12:03 pm
Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë
Aktualitet

Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë

23 Qershor, 2025 11:57 am
Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin
Aktualitet

Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin

23 Qershor, 2025 11:39 am
Para
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona

Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

“Për emërimet, urdhrat vinin nga Kryeministria”, dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP: Më thirri Berisha në zyrë, u habita…

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e Elman Abules

Përplasja mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, 3 të arrestuar në Fier

Përplasja mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, 3 të arrestuar në Fier

TE FUNDIT

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 7 vatra, 2 janë ende aktive

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
23 Qershor, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC jep të dhënat deri në orën 12:00, datë 23.06.2025, ku janë raportuar...

Lexo më shumë

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
23 Qershor, 2025

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka...

Lexo më shumë

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në
23 Qershor, 2025

Irani e ka lëshuar një breshëri raketash dhe dronësh drejt Izraelit të hënën, si dhe i ka paralajmëruar njëkohësisht gjithashtu...

Lexo më shumë

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona
23 Qershor, 2025

Janë mbyllur hetimet nga ana e Prokurorisë së Fierit për vrasjen e Elton Javorit dhe janë dërguar për gjykim 5...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com