Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbikëqyrja elektronike, opsioni i munguar i drejtësisë

2025/04/13 at 3:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbikëqyrja elektronike, opsioni i munguar i drejtësisë

“Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo edhe për rastet e urdhrave të mbrojtjes si shkak i dhunës në familje. Por prej vitit 2019, pasi funksionoi për disa vite, ajo u ndërpre nga Ministria e Drejtësisë për shkak të problemit që shfaqën pajisjet e blera, duke u konsideruar si cenim i sigurisë”, raportoi gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.

6 vite më pas, nuk pati asnjë përpjekje për rikthimin e këtij opsioni, teksa ekspertët thonë se do të ndihmonte sistemin. Për avokatin Bledar Meminaj lufta kundër dhunës në familje është një nga fenomenet që do t’i vinte në ndihmë vënia në funksion e mbikëqyrjes elektronike.

“Do të ishte një garanci e shtuar, do të ishte një vëzhgim në kohë reale i personave të cilët kanë një urdhër mbrojtje dhe gjykata vendos do të jetë kollaj e zbatueshme dhe do të jetë kollaj e verifikueshme në momentin që do të shkelen këto masa”, tha Meminaj.

Mbikëqyrja elektronike gjithashtu do të ndihmonte në uljen e paraburgimeve.

“Duhet ta rikthejnë këtë si metodë dhe si një alternativë shumë të mirë për të mos pasur burgjet plotë dhe për të pasur një mënyrë më të mirë dhe efikase të masave të sigurimit. Nëse do të rikthehet do ti jap organit të hetimit dhe gjykatave mundësinë e ushtrimit të  ndjekjes penale jo vetëm me ato që quhen masat më ekstreme”, tha Eugen Beçi, avokat.

“Mbikëqyrja elektronike është diçka që ka munguar shumë sistemit të drejtësisë. I ka munguar sa i përket aplikimit të kësaj mase e cila do të ndihmonte shumë politikën penale për sa i përket caktimin e masave jo ekstreme… Mungesë nuk  duhet të ketë më pasi është një aplikim shumë i mirë për të garantuar nevojat e hetimit, për të mbajtur në vëzhgim persona të cilët janë nën hetim, por nga ana tjetër nuk i privojmë lirinë në 360 gradë”, tha Meminaj.

Që prej nisjes së aplikimit të kësaj mase deri në vitin 2019, Gjykatat e dhanë si masë në 347 raste./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i dhurojnë fanellën e Juventuesit me numrin 5

Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i dhurojnë fanellën e Juventuesit me numrin 5

Rama nga Milano: Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës

Rama nga Milano: Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës

Shtohen apartamentet e regjistruar me qira ditore

Shtohen apartamentet e regjistruar me qira ditore

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com