Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

2025/04/13 at 2:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë e punës së tij.


Ai e cilëson atë pjesë të pandashme të identitetit të tij.

Ai dhe mbi 200 pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës vazhdojnë t’i mbajnë armët e tyre, megjithëse janë në pushim mjekësor.

Edhe pse, shkaku i gjendjes së tyre shëndetësore, nuk janë të aftë t’i kryejnë detyrat e përditshme policore dhe nuk dalin në terren, armët i bartin me vete.

Por, a përbëjnë ato armë rrezik për vetë policët, apo për të tjerët? Besnik Peci, psikolog klinik dhe ofrues i shërbimeve sociale dhe familjare, druhet se po.

Ai thekson se, në rrethanat kur një person përballet me probleme të rënda shëndetësore, posedimi i armës nuk duhet të lejohet, pasi që mund të përbëjë rrezik serioz jo vetëm për individin që e mban, por edhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi.

“Në situata të tilla, është jashtëzakonisht e rrezikshme të lejohet qasja në armë për personat që kanë probleme të rënda shëndetësore, qofshin ato organike, emocionale apo psikologjike. Besoj se edhe në rastin më të vogël të dyshimit për një shqetësim emocional, apo psikologjik, punonjësi duhet menjëherë t’i nënshtrohet një vlerësimi dhe përkrahjeje profesionale”, thekson Peci.

Me gjithë rrezikun, deri më tani në Kosovë nuk është raportuar asnjë incident i përdorimit të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë në pushim mjekësor.

Jozyrtarisht, burime brenda Policisë së Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se policëve në pushim mjekësor nuk u kërkohet dorëzimi i armës, pasi që mbikëqyrësit e tyre ndiejnë keqardhje.

“Ne e kuptojmë se ata po kalojnë një periudhë të vështirë dhe nuk duam të ushtrojmë presion shtesë mbi ta, duke u marrë diçka që për ta ka një vlerë të madhe emocionale dhe simbolike”, thotë një zyrtar policor.

Ai e pranon se ekziston rreziku që arma të përdoret në mënyrë të dëmshme kur gjendja shëndetësore apo psikologjike e një zyrtari përkeqësohet.

Zyrtarisht, Policia e Kosovës ka thënë vetëm se Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësorë përcjell rekomandimet mjekësore për lirimin nga përdorimi i armës dhe pajisjeve profesionale vetëm kur raportet mjekësore tregojnë se një gjë e tillë mund të jetë problematike.

“Në kushte emergjente, kur sjellja e punonjësit të policisë paraqet rrezik të lartë për vetveten apo për të tjerët, atëherë mbikëqyrësi ka të drejtë ta marrë përkohësisht pajisjen zyrtare, armën, dhe të kontaktojë sektorin e psikologjisë në kuadër të departamentit shëndetësor”,thuhet nga Policia e Kosovës.

Rregullorja për operativët e Policisë së Kosovës parasheh që arma t’i merret policëve kur ata janë të suspenduar, të arrestuar, përkohësisht të pezulluar nga puna, për shkaqe shëndetësore dhe psikike, si dhe nëse dështojnë në ricertifikim për përdorimin e armës.

Në Shqipëri, rregullorja e Policisë së Shtetit përcakton që një policit i merret arma nëse ai shkel rregullat për përdorimin e saj, kur është në një proces penal, kur dyshohet se mund ta përdorë atë si mjet krimi, apo kur nuk kalon testin për përdorimin e armëve të zjarrit.

Në SHBA, ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet. Por, në fillim të këtij viti, tre policëve në Detroit të Miçiganit u ishin marrë armët, pasi ishte vlerësuar se ata rrezikojnë ta dëmtojnë veten ose dikë tjetër me to. Në këtë rast, ata ishin akuzuar për dhunë në familje.

Psikologu klinik, Besnik Peci nënvizon se arma është një mjet pune dhe duhet të mbetet e tillë vetëm për aq kohë sa zyrtari policor është në shërbim aktiv.

“Arma është pjesë e detyrës dhe e përgjegjësive zyrtare, por në momentin që shërbimi përfundon, ajo nuk mund të trajtohet si pronë personale. Ashtu siç largohet uniforma dhe detyrimet zyrtare pas përfundimit të shërbimit, edhe arma duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë”, përfundon ai.

Beratit, ashtu si edhe shumë kolegëve të tij, nuk i është kërkuar ta dorëzojë armën. Ai thotë se një gjë të tillë s’do ta bënte edhe po t’i kërkohej.

“Veç në spital nuk e kam pasur me vete, se gjithë e mbaj. Nuk ma ka thënë askush ta dorëzoj. Kam shumë merak në të dhe, për aq sa të jam gjallë, nuk e dorëzoj”, thotë ai.

Në Kosovë, edhe policët e pensionuar mund të kërkojnë ta mbajnë armën e tyre zyrtare edhe pas largimit nga shërbimi aktiv. Arma do t’iu lejohej nëse ata nuk kanë probleme shëndetësore që do të përbënin pengesë.

Polici i pensionuar fillimisht duhet të bëjë një kërkesë, në bazë të së cilës atij i lëshohet një leje për përdorimin e armës për një periudhë të caktuar kohore.

Megjithatë, pas përfundimit të kësaj periudhe, ai është i detyruar t’u përmbahet rregullave dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin për armët, ashtu si çdo qytetar tjetër që zotëron një armë me leje.

Me Ligjin për armët, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës. Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 25 pjesëtarë të Policisë së Kosovës humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të rënda. Policia e Kosovës u mundësohet pushimi mjekësor me pagë të plotë dhe rimbursim për shpenzimet për trajtime dhe terapi mjekësore që nuk mund të realizohen në sektorin publik.

Në vitin 2024, Policia e Kosovës shpenzoi 183 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të zyrtarëve me sëmundje të rënda./REL



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
A kemi siguri dhe cilësi ushqimore/ Ekspertja: Duhet të fuqizohen laboratorët në pikat doganore

A kemi siguri dhe cilësi ushqimore/ Ekspertja: Duhet të fuqizohen laboratorët në pikat doganore

Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit!

Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit!

Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Aksident i rëndë në Kosovë/ Treni përplas makinën, humb jetën një person, lëndohen dy të tjerë
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com