Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori gjerman: Formimi i një qeverie të qëndrueshme, kyç për stabilitetin e Kosovës

2025/04/13 at 9:29 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori gjerman: Formimi i një qeverie të qëndrueshme, kyç për stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur mbi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Kosovën, duke e krahasuar situatën me atë në Gjermani pas zgjedhjeve.

Rohde tha se një shumicë e qëndrueshme dhe konsensusi janë kyçe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.

”E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme.

Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde.

Rohde gjithashtu nënvizoi ndikimin e politikave ekonomike ndërkombëtare si ato të SHBA-së, në stabilitetin ekonomik global dhe tregjet financiare.

”Sigurisht. Në afat të gjatë, nëse nuk ka stabilitet, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik. Dua të them, ju e shihni tani: keni politikën doganore amerikane, e cila ndikon në çdo vend dhe vendet po reagojnë ndaj saj. Dhe kjo, natyrisht, ndikon në stabilitetin ekonomik. E shihni edhe në tregjet e aksioneve, të cilat po bien”, tha ai.

Ambasadori gjerman përmendi gjithashtu nevojën për një “patriotizëm kushtetues”, duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie të shëndoshë, e cila siguron që rregullat e lojës të respektohen.

”Nevojitet patriotizëm kushtetues, sepse tre shtyllat e një demokracie janë gjyqësori, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një institucion si Gjykata Kushtetuese.

Dhe demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen. Pra, në këtë kuptim, çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet dhe vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë”./Klan Kosova

Ju sugjerojmë

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
Bota

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

22 Shtator, 2025 5:32 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

22 Shtator, 2025 4:42 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Para
“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”/ Rama publikon videon, duke ironizuar Berishën, Lapajn dhe Bashën

“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”/ Rama publikon videon, duke ironizuar Berishën, Lapajn dhe Bashën

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për t’u takuar prapë, pas bisedimeve “konstruktive” në Oman

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për t’u takuar prapë, pas bisedimeve “konstruktive” në Oman

Diaspora në fokus, PS dhe PD “zhvendosin” betejën në Itali

Diaspora në fokus, PS dhe PD “zhvendosin” betejën në Itali

TE FUNDIT

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
22 Shtator, 2025

Mijëra pasagjerë kanë përjetuar vonesa ose anulime fluturimesh pas një sulmi kibernetik në aeroportet kryesore evropiane. Por një ekspert sugjeron...

Lexo më shumë

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
22 Shtator, 2025

Nga qelia, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur nëpërmjet një  letre Këshillit Bashkiak ende s’është njoftuar zyrtarisht mbi rendin e...

Lexo më shumë

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
22 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një njoftim që ai e konsideron “një nga më të mëdhenjtë mjekësorë në historinë...

Lexo më shumë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com