Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis zyrtarisht gara elektorale, Rama flet për TV Klan: PS ka një armatë të pathyeshme

2025/04/11 at 4:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nis zyrtarisht gara elektorale, Rama flet për TV Klan: PS ka një armatë të pathyeshme

Nis sot zyrtarisht gara elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.


Kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për Tv Klan se fushata e socialistëve bazohet në një armatë të pathyeshme dhe se beteja e tyre është anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gazetarja Elja Zotka: Si e ka konceptuar PS këtë fushatë?

Edi Rama: Kemi një makineri të jashtëzakonshme në fushë dhe jo vetëm me shumë eksperiencë, por edhe shumë prurje të reja që na japin mundësinë që të dislokojmë në të gjithë terrenin e betejës elektorale një armatë që është e pathyeshme.

Elja Zotka: Do jetë një fushatë e qetë, një fushatë negativiste? I kemi parë fushatat e mëparshme që gjithmonë targetohet një kundërshtar.

Edi Rama: Ne yllin e fushatës kemi yllin e verdhë të Shqipërisë që duam ta instalojmë në qiellin blu të Europës. Është e fokusuar tek ky objektiv historik. Pastaj natyrisht të gjitha të tjerat janë pjesë e mozaikut.

Elja Zotka: Në sloganin që keni bërë gati në këtë fushatë përveç yjeve të BE-së ajo që bie më shumë në sy është emri juaj me gërma të mëdha. Është koncepti i unit në këtë fushatë apo jo?

Edi Rama: Nuk janë gërma të mëdha, janë gërma mjaftueshmërisht të lexueshme. Është Shqipëria, është pasaporta dhe mos harroni që në fletën e votimit votohet për liderin e partisë, votohet edhe për partinë.

Elja Zotka: Kundërshtarët tuaj, oponentët tuaj, thonë që karta e BE-së ishte e vetmja që mund të përdornit në këto zgjedhje pasi nuk mund t’i jepni llogari shqiptarëve për premtimet e pambajtura në tre mandate? Si u përgjigjeni?

Edi Rama: Nëse ka diçka që unë jam bindur se shqiptarët do të na votojnë më shumë se herët e tjera janë rezultatet dhe nuk besoj se në historinë e këtij vendi ka një tjetër forcë politike që ka realizuar më shumë se sa ne në këto tre mandate. Dhe këtë e thonë faktet. Kur të më tregojnë spitalin e fundit që është ndërtuar nga e para përpara tyre atëherë edhe mund të bëjnë ndonjë diskutim.

Elja Zotka: Ju keni qëndruar 12 vjet në pushtet dhe sigurisht që punë do kishte, ata kanë qëndruar 8 vjet në pushtet kështu që edhe ata bëjnë llogari?

Edi Rama: Të gjithë bëjnë llogaritë e tyre. Tjetër është të rrish 12 vjet në krye të detyrës dhe të bësh kaq shumë punë, tjetër është të bësh vetëm dëme edhe ta lësh vendin dy herë në situatat që PS mori detyrën.

Elja Zotka: A ka një zbutje të toneve lidhur me SPAK-un? Përpara 1 muaji ishit shumë i ashpër, madje ju e quajtët lajthitje edhe nismën e tyre për të nisur një task forcë që do të jetë në terren gjatë 30 ditëve të zgjedhjeve. Ndërkohë që nuk po e artikuloni më këtë?

Edi Rama: Ajo që unë kam thënë, i kam thënë në një moment të caktuar për çështje konkrete të caktuara, nuk janë vijë sjelljeje dhe qasjeje ndaj SPAK-ut. Janë kritika që i kam pasur dhe që i qëndroj një për një të gjithave. Për atë moment në asnjë mënyrë ato kritika nuk kanë dashur të thonë që qëndrimi im dhe qasja ime ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë dhe Reformës në Drejtësi kanë ndryshuar një presje.

Elja Zotka: Ju shqetëson fakti që edhe prokurorët do të jenë në terren?

Edi Rama: Nuk do të bëjë fare asnjë diskutim dhe asnjë polemikë tani se jam i gjithi i fokusuar te 11 Maji. Çfarë kam thënë nuk i ndryshoj asnjë presje.

Elja Zotka: Gjatë këtyre dy muajve të fundit pothuajse është fashitur fare emri i Erion Veliajt në publik nga ana juaj, por edhe i drejtuesve të PS. Është një strategji kjo për të mos folur më?

Edi Rama: Kemi folur aq sa është dashur të flitet dhe për çfarë është dashur të flitet. Kemi një objektiv shumë të madh përpara dhe çdo çështje ka vendin dhe kohën e vet për t’u diskutuar.

Elja Zotka: Ju përpara disa ditësh në rubrikën “Sy m’sy”, iu përgjigjët një ndjekësi që ju kujtoi që tani do të vijë një drejtues amerikan në fushatën në Tiranë, a jeni i frikësuar, si i keni marrëdhëniet me Trump, thatë që shumë shpejt do të shikoni një surprizë. Ka ardhur momenti për ta zbuluar këtë surprizë që ka lidhje me SHBA?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për të bërë për këtë. Nga njëra anë më duket shumë qesharake në provincializmin e vet kjo ideja që po vjen njëri, ndërkohë që këneta dënimin e ka marrë dhe e ka të pashlyeshëm nga populli shqiptar që kurrë më nuk ka për t’u kthyer mbrapa në atë kënetë. Nga ana tjetër e kam thënë dhe e përsëris, për mua kushdo që vjen është turist në Shqipëri dhe është i mirëpritur.

Elja Zotka: Nëse nuk do t’i merrni mandatet për të krijuar një qeveri, me kë nga partitë që janë në garë mund të bëni ju një koalicion?

Edi Rama: Tani ne duam nga kjo garë që me ndihmën e shqiptarëve për t’i dhënë një mesazh Europës, për t’i dhënë një mesazh 27 vendeve anëtare që shqiptarët duan mbylljen sa më parë të negociatave dhe anëtarësimin në BE. Kjo është beteja jonë. Nuk jemi ne në betejë për aritmetikën e numrave për të bërë qeveri. S’bie pazari deri këtu.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Para
PD çel sot fushatën, takim në sheshin “Nënë Tereza” sipas modelit “Trump”

PD çel sot fushatën, takim në sheshin “Nënë Tereza” sipas modelit “Trump”

Monika Kryemadhi reagon pas divorcit nga Ilir Meta: Për babain e fëmijëve të mi kërkoj…

Monika Kryemadhi reagon pas divorcit nga Ilir Meta: Për babain e fëmijëve të mi kërkoj...

Mbërrin në portin e Shëngjinit anija me 40 emigrantë

Mbërrin në portin e Shëngjinit anija me 40 emigrantë
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}