Sot po mbahet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato vuri theksin tek të drejtat që duhet t’u garantohen fëmijëve si shëndetësi falas apo arsim cilësor.
Teksa iu referua negociatave, Gonzato tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor.
“Çdo fëmijë të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera të disavantazheve duhet të kenë shanse të barabarta.
Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është: A po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajonin, ku ka ende largim të trurit. Në nivel të BE ne do të donim që ti përgjigjeshim kësaj thirrje. Këtë e bëmë me anë të shtyllës evropiane të të drejtave sociale.
Në planin e veprimit ne kemi objektivin për një Evropë të fortë sociale. Një objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfëria apo nga përjashtimi social në të paktën 15 mln dhe shifra për fëmijët është 5 mln. Të paktën 15 mln fëmijë nuk duhet të jenë më në varfëri. Ne e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.
Ne duam të kalojmë nga fjalët tek veprat që fëmijët të kenë qasje në shëndetësi falas, qasje në arsim cilësor, të kenë strehim me dinjiteti, por edhe për të patur ushqime.
Duhet dhënë kontribut për integrimin e tyre në punë, që tranzicionin nga shkolla në punë ta kalojnë mirë.
Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit tre që shpresojmë të hapet së shpejti.
Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet.
BE është këtu për të shoqëruar vendet kandidate në rrugëtimin e tyre të reformave përfshirë politikën sociale”, deklaroi ambasadori i BE.