Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Irani pritet të mbajnë bisedime më 12 Prill

2025/04/08 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA dhe Irani pritet të mbajnë bisedime më 12 Prill

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë “të drejtpërdrejta” me Iranin dhe se një “takim shumë i madh” do të mbahet më 12 Prill.


Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian konfirmoi se një takim do të zhvillohet më 12 Prill, por theksoi se bisedimet do të jenë “të tërthorta”.

“Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen në Oman të shtunën për bisedime të nivelit të lartë, por të tërthorta,” tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi më 7 Prill në platformën “X”, pak pasi Trump foli për bisedimet.

“Kjo është një mundësi, por edhe një provë. Tani topi është në fushën e Amerikës”, tha ai.

Irani ka insistuar në negociata të tërthorta, duke deklaruar se nuk do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e administratës Trump ndaj Teheranit. Nga Shtëpia e Bardhë, Trump u thanë gazetarëve se bisedimet po zhvillohen “në një nivel shumë të lartë, pothuajse më të lartin”, dhe theksoi se nuk ka ndërmjetës.

“Do të kemi një takim shumë të madh, dhe do të shohim çfarë mund të ndodhë. Mendoj se të gjithë bien dakord që një marrëveshje do të ishte përafruese”, tha Trump në një konferencë të papritur për shtyp së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Nëse bisedimet me Iranin nuk do të jenë të suksesshme, mendoj se Irani do të jetë në rrezik të madh”, shtoi Trump, duke insistuar se Republikës Islamike nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Netanyahu e përkrahu shkurtimisht idenë e një marrëveshjeje me Iranin të ngjashme me atë të Libisë – një referencë për marrëveshjen e vitit 2003, kur Libia pranoi të çmontonte programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime civile dhe ka refuzuar më herët çdo mundësi për një marrëveshje në stilin e Libisë. Më herët këtë muaj, Trump bëri thirrje për “bisedime të drejtpërdrejta” me Teheranin, duke thënë se ato janë “më të shpejta” dhe ofrojnë një kuptim më të mirë sesa përdorimi i ndërmjetësve. Ai sugjeroi asokohe se një marrëveshje e re me Iranin mund të jetë “e ndryshme dhe ndoshta shumë më e fuqishme” se ajo e vitit 2015.

Ai kishte dërguar më parë një letër për Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, duke kërkuar negociata dhe duke paralajmëruar për veprim ushtarak nëse diplomacia dështon. Presidenti iranian Masud Pezeshkian më 5 prill deklaroi se Teherani është i gatshëm të angazhohet në dialog mbi baza të barabarta. Një ditë më vonë, Araghchi tha në një deklaratë se Irani është i përgatitur për bisedime të tërthorta.

Pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president, Trump riktheu sanksionet ndaj Iranit që ishin hequr përmes marrëveshjes. Irani reagoi duke përshpejtuar programin e tij bërthamor dhe aktualisht pasuron uranium në nivelin 60 pwr qind, që konsiderohet afër nivelit të armëve.

Trump ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin e tij bërthamor. Irani ka paralajmëruar se do të japë një “përgjigje të fortë” ndaj çdo agresioni dhe ka sugjeruar se do të zhvillojë një bombë nëse sulmohet.

Administrata amerikane ka dhënë sinjale të përziera nëse synon të kufizojë pasurimin e uraniumit nga Irani apo ta çmontojë plotësisht programin bërthamor të Teheranit. Irani nuk ka komentuar për deklaratën e Trump se bisedimet e drejtpërdrejta tashmë kanë filluar./REL



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën

Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë-Serbi

Kaja Kallas në Tiranë, pritet takimi me Presidentin dhe Kryeministrin

“Shqipëria ishte një vend që nuk ia hidhte kush qurret”/Rama: Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj

“Shqipëria ishte një vend që nuk ia hidhte kush qurret”/Rama: Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}