Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mal i Zi/ Kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit

2025/04/06 at 8:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mal i Zi/ Kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit

Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën për “pastrim parash”.

Vendosmëri për vazhdimin e protestës

Kryeministri Spajiq e cilëson marrëveshtjen shans që nuk duhet humbur për Malin e Zi dhe për Ulqinin. Sipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t’ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.

Kryeministri Milojko Spajiq tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit “Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.

Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi./dw

Ju sugjerojmë

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Para
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte

Von der Leyen reagon për tarifat doganore: BE do të negociojë me Trump, por...

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit

“Çarmatosje të Policisë në Kosovës”, Vuçiç kërkon seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Kosova ndalon 16 serbë, reagon Beogradi

TE FUNDIT

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
15 Qershor, 2025

Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Ushtria izraelite ka lajmëruar pak caste më parë se...

Lexo më shumë

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
15 Qershor, 2025

Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë. Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe...

Lexo më shumë

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
15 Qershor, 2025

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku kryefjalë ishte kinematografia. DEA OPEN...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
15 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e aksidentit ku humbi jetën një 59-vjeçar. Aksidenti ndodhi më datë 29...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com