Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inteligjenca Artificiale mund të lexojë emocionet edhe në turma

2025/04/06 at 8:31 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Inteligjenca Artificiale mund të lexojë emocionet edhe në turma

Në Spanjë një grup studiuesish kanë krijuar një sistem të quajtur Neurologyca i cili mund të dallojë emocionet njerezore, dhe madje është në gjendje ta bëjë këtë njëkohësisht për një grup të caktuar personash.


Neurologyca shpreson të avancojë Inteligjencën Artificiale, duke përmirësuar mënyrën se si ndërveprojnë njerëzit.

“Ne jemi një kompani e inteligjencës artificiale. Kemi shpenzuar shumë vite për të krijuar modelet tona bazuar në emocionet dhe aftësinë për të kuptuar intensitetin e tyre. Në këtë mënyrë kuptojmë gjendjen emocionale të njerëzve”, shprehet Juan Grana.

Drejtuesit e Neurologyca në stendën e kompanisë në një ekspozitë në Londër shpjegojnë se sistemi i tyre ofron vlerësime të inteligjencës emocionale në kohë reale.

“Teknologjia jonë përdor një bibliotekë me mbi 13 miliardë pika të dhënash për të kuptuar emocionet njerëzore me sinjale video. Ajo që shihni këtu janë tre kamera të ndryshme që matin tre gjëra të ndryshme. Kjo kamerë e parë është ajo që ne e quajmë matja jonë e parë. Pra, të gjitha këto pika të vogla që shihni këtu janë të gjithë njerëzit që janë ulur. Kështu që ne mund të kuptojme qindra dhe madje mijëra njerëz në të njëjtën kohë. Teknologjia jonë është e instaluar në stadiume futbolli dhe aeroporte, dhe ne mund të përcaktojmë nëse një turmë është e interesuar, entuziaste, e mërzitur, e emocionuar”, tha Marc Fernandez.

Por cili është qëllimi i këtij sistemi?

“Misioni ynë këtu është thjesht të përpiqemi që inteligjencën artificiale, ta bëjmë më njerëzore, ta bëjmë të kuptojë shumë më mirë komunikimin me qenien njerëzore nga pikëpamja empatike, nga pikëpamja emocionale”, thotë Juan Grana.

Përmes Inteligjencës Artificiale mund të dallohen një gamë e gjerë emocionesh.

“Kjo është një matje e vetme e fytyrës me precizion mjaft të lartë. Ju mund të shihni këtu se ne dallojme stresin, dhe pozitivitetin. Ne mund të konstatojme deri në 92 emocione të ndryshme. Për momentin po tregon vetëm tre prej tyre”, shton Grana.

Madje përmes kësaj teknologjie mund të identifikohen edhe probleme shëndetësore.

“Rezulton se kur dikush ka të ngjarë të ketë një goditje në tru ose një hemorragji, ata fillojnë të shfaqin emocione unike që janë të padukshme për syrin e njeriut, por që ne mund t’i kapim me teknologjinë tonë. Dhe ka mikro lëvizje të fytyrës suaj, ka zgjerim të syrit. Kështu ne mund të parashikojmë përpara se të ndodhë një problem i caktuar shëndetësor”, shpjegoi Marc Fernandez.

Sistemi është ndërtuar në atë mënyrë që mos të shkelë të drejtat e privatësisë dhe rregullat etike.

“Nëse shihni këtu, ka disa pika. Këto pika të vogla ngjyrë vjollce lëvizin përreth, kështu që sistemi ynë është plotësisht pa fytyrë. Ne kurrë nuk kapim asnjë të dhënë identifikuese personale. Ky sistem është ndërtuar në Spanjë në përputhje me të gjitha standardet etike dhe të privatësisë”, përfundon Fernandez.

Shumë kompani sot në botë po e përdorin Inteligjencën Artificale në funksion të aktivitetit të tyre. Sipërmarresit preferojnë të kryejnë biznesin e tyre në internet sot, dhe me mungesën e komunikimit ballë për ballë, është e vështirë për kompanitë të kuptojnë se çfarë përjetojnë punonjësit dhe klientët e tyre.

Në këtë situatë, përmirësimi i sistemeve të tilla mund të luajë një rol kyç. Një shembull i tillë vjen nga korporata amerikane e sigurimeve, MetLife, e cila vendosi të përdorte një sistem të ngjashëm në dhjetë nga qendrat e saj të për të kuptuar më mirë gjendjet emocionale të klientëve dhe t’u sigurojë agjentëve këshilla për bisedën dhe zgjidhjen e konflikteve në kohë reale.

Si rezultat, MetLife dëshmoi 6.3 për qind zgjidhje të problemeve me klientët.

Shumë aplikacione për zbulimin e emocioneve, përmes Inteligjencës Artificiale fokusohen tek reagimet në grup. Për shembull, në fushën e marketingut, kjo teknologji aplikohet për të vëzhguar reagimet e njerëzve ndaj fushatave të ndryshme reklamuese.

Në vend që të fokusohen tek përdoruesit individualë, ata që punojnë në këtë sektorë kapin të gjitha këto të dhëna dhe i vlerësojnë ato për të përmirësuar fushatat reklamuese.

Ka filluar të përdoret edhe në sistemin shëndetësor për të ndihmuar mjekët dhe pacientët. Përmes teknologjisë mund të zbulohen nivelet e stresit dhe këto të dhëna i ndihmojne mjekët për t’iu shërbyer pacientëve.

Megjithatë, ka ende shumë polemika rreth emocioneve që identifikon Inteligjenca Artificiale. Ajo ka përfitimet e saj, por duhet të jemi të kujdesshëm kur shqyrtojmë aplikacionet e mundshme.

Ka disa pyetje që shtrohen: A është e drejtë të penalizohen njerëzit për ndjenjat e tyre? A është e pranueshme që kandidatët për punë të gjykohen për mënyrën se si tingëllon zëri i tyre.Të gjitha këto shqetësime do të duhet të merren parasysh përpara se Inteligjenca Artificiale të shtrihet edhe në fusha të tjera.

Klan News



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

Analiza/ Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit

“Mbaji duart larg demokracisë”, amerikanët protestojnë kundër Trump dhe Musk

“Mbaji duart larg demokracisë”, amerikanët protestojnë kundër Trump dhe Musk

“O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë

“O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}