Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 11 Majit, Ervin Salianji zbulon votën e parë të Partisë Demokratike dhe personin që pëlqeu programin e tyre elektoral

2025/04/03 at 6:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet e 11 Majit, Ervin Salianji zbulon votën e parë të Partisë Demokratike dhe personin që pëlqeu programin e tyre elektoral

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim nga qelia lidhur me programin e PD-së, që sipas tij është kopjuar nga Partia Socialiste.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se për habinë e të gjithëve vota e parë për Partinë Demokratike, erdha nga ai që nuk pritej, nga Edi Rama.

Reagimi i Salianjit:

Vota e parë pro PD, vjen nga Edi Rama

Kur jemi pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, me gjasë do të nisin siç ka ndodhur shpesh, deklarimi haptazi i votës. Kuptohet se për Opozitën ka ndrojtje për ta shpallur, duke qenë se njihet sa malinje, hakmarrëse e represive është qeveria.

Por, për habinë e të gjithëve, vota e parë që u manifestua pro PD, erdhi nga ai që pritej më pak. Nga Edi Rama.

Ai jo vetëm është dakort me programin e demokratëve, por do të bënte dhe ai të njëjtën gjë.

Paraqiti autokratuci si ide të tijat, fije për pe, propozimet e Opozitës.

Pra ai është tërësisht dakort me minimumin jetik 200 euro, me rritjen e pensioneve mbi këtë bazë, me pagën minimale 500 euro, me pagën mesatare 1200 euro.

A mund të gjente PD e Sali Berisha zëdhënës më të mirë për platformën e tij se dikë që ka aksesin e Edi Ramës në media?

Vështirë se mund ta gjente.

Shefi i Rilindjes u ka thënë atyre të radhëve të tij, që ta përkrahin programin e PD.

Dikush që ka udhëhequr për 12 vjet qeverisjen më të korruptuar në kontinent, sigurisht që nuk i ka qelizat për t’u skuqur për një plagjiaturë, a vjedhje programi. Nëse po tenton t’i bëjë qesharake ato propozime, duke i nxjerrë nga goja e tij, sërish nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Projekti i PD është totalisht i realizueshëm. Edhe më skeptikët edhe të majtët e dinë mirë se nëse është fjala për të bërë këtë përmbysje në paga e pensione, në zhdukjen e varfërisë, do t’i besonin jo atij që e solli këtë gjendje deri këtu, e që pati 3 mandate kohë për ta korrigjuar e kurrë nuk e bëri, por do t’i besonin atij që edhe në të shkuarën e ka jetësuar këtë transformim.

Me shpalljen e gjasme programit, Edi Rama shtoi dhe një metër në fasadën e tij, asgjë më shumë. Pasi në realitet, ai po e tregon çdo ditë se modeli i tij janë kullat, kullat, dhe kullat.

Këto ngrehina, pasurojnë një grusht njerëzish edhe më shumë, fusin para të pisëta në kate të larta, por nuk sjellin asgjë për njerëzit, për ekonominë.

Pensionet e pagat nuk rriten me grataçela, as me resorte.

Ato rriten me rritjen e ekonomisë, me çlirimin e tregut, me hapjen e garës, me taksën e sheshtë, me thjeshtimin e burokracisë.

Nuk ka dyshim se disa prej këtyre projekteve me rrokaqiej, me resorte janë interesante. Po ato nuk reflektojnë pulsin real të trupit të rrëgjuar, të mpakur të shoqërisë tonë, të vendit tonë. Kur një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mbyllin dot muajin, çfarë u thonë atyre lajmet për vezullime të reja të luksit të betonit e qelqit.

Edi Rama po tregon se ai është i vendosur të ndjekë këtë korsi. Se ai ka interes atë grusht klientësh rreth tij. Për të, nuk ekziston pjesa tjetër. Po me 11 Maj janë pikërisht të harruarit, të shtypurit, të braktisurit që do ta thonë fjalën e tyre. Dikush mund të ketë marrë truall publik, leje të re, resort të ri, po ai ka vetëm 1 votë. Eshtë shumë pak për ta mbajtur në pushtet një maskaradë të tillë.

E diela e dytë e Majit do ta tregojë.

Ju sugjerojmë

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
Bota

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

26 Shtator, 2025 12:43 pm
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
Bota

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 Shtator, 2025 12:37 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
Bota

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

26 Shtator, 2025 9:39 am
Para
Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit

Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit

Kandaja me “plan hakmarrës” kundër Trump, vendos tarifa për makinat amerikane

Kandaja me “plan hakmarrës” kundër Trump, vendos tarifa për makinat amerikane

“Do me e fsheh dashninë ëë”, euroatlantiku Basha “kërcënon” Ramën: Më e keqja s’ka ardh hala

"Do me e fsheh dashninë ëë", euroatlantiku Basha “kërcënon" Ramën: Më e keqja s’ka ardh hala

TE FUNDIT

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
26 Shtator, 2025

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani...

Lexo më shumë

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
26 Shtator, 2025

Një ndihmës i ngushtë i ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy i ka kërkuar publikisht presidentit Emmanuel Macron që t'i japë atij...

Lexo më shumë

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
26 Shtator, 2025

Një natë tjetër alarmesh për dronë është shënuar në Danimarkë, me mbyllje të shkurtra të hapësirës ajrore mbi dy aeroporte...

Lexo më shumë

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
26 Shtator, 2025

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com