Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Budapesti tërhiqet nga GJNP-ja, disa orë pas nisjes së vizitës së Netanyahut në Hungari

2025/04/03 at 4:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Budapesti tërhiqet nga GJNP-ja, disa orë pas nisjes së vizitës së Netanyahut në Hungari

Hungaria njoftoi se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti në Budapest më 3 prill.

Kjo është vizita e parë e Netanyahut në Evropë që kur GJNP-ja lëshoi fletarrestim ndaj tij lidhur me krimet e pretenduara të luftës në Gazë.

Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, u takua me Netanyahun në aeroportin e Budapestit rreth orës 02:30 dhe më pas, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se udhëheqësi izraelit kishte arritur për vizitë në shtetin e tij.

Disa orë më vonë, Gergely Gulyas shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, u citua të ketë thënë se Qeveria po lëvizë drejt tërheqjes nga GJNP-ja.

“Hungaria do të tërhiqet nga GJNP-ja”, tha Gulyas. “Qeveria do të iniciojë procedurën e tërheqjes [më 3 prill], në përputhje me kornizën ligjore ndërkombëtare dhe kushtetuese”.

Orban tha pastaj gjatë një konference për shtyp me Netanyahun se “vendimet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale tregojnë se ajo është shndërruar në një instrument politik”, siç dëshmohet “më qartë nga vendimet për Izraelin”.

“Ne po tërhiqemi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, shtoi ai.

Edhe para këtij njoftimi, Netanyahu ishte i sigurt se ai nuk do të arrestohej gjatë vizitës së tij katërditore në Hungari.

Si nënshkruese për gjykatën në Hagë, Hungaria e ka për obligim që ta arrestojë atë, por situata e brendshme ligjore e Budapestit është e ndërlikuar dhe kjo i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë që ta mirëpresë kryeministrin izraelit.

“Ministrja hungareze e Drejtësisë do t’ia dorëzojë Parlamentit kombëtar dokumentacionin për përfundimin e bashkëpunimit tonë me gjykatën”, tha Orban./REL

Ju sugjerojmë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan
Bota

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

28 Qershor, 2025 6:23 pm
Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

28 Qershor, 2025 6:02 pm
Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
Rajoni

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

28 Qershor, 2025 5:49 pm
Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
Bota

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

28 Qershor, 2025 5:44 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës
Bota

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës

28 Qershor, 2025 5:28 pm
Para
Scholz: Putini nuk më kërcënoi mua dhe as Gjermaninë

Scholz reagon për tarifat amerikane: Ky është "sulm"

Botërori i Femrave në 2035, ja ku pritet të mbahet eventi i rëndësishëm sportiv

Botërori i Femrave në 2035, ja ku pritet të mbahet eventi i rëndësishëm sportiv

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e vendit

JD Vance komenton vendosjen e tarifave: Ndryshim i madh, por i domosdoshëm!

TE FUNDIT

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
28 Qershor, 2025

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën...

Lexo më shumë

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
28 Qershor, 2025

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë...

Lexo më shumë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
28 Qershor, 2025

Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet...

Lexo më shumë

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
28 Qershor, 2025

Viti i ri shkollor do të nisë të hënën e dytë të shtatorit, pra më datë 8 shtator. Ministria e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com