Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa shkallë e kanalizime, banorët blejnë pallat të ri! Nuk mbaron prej 11 vitesh

2025/04/02 at 9:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa shkallë e kanalizime, banorët blejnë pallat të ri! Nuk mbaron prej 11 vitesh

Në zemër të qytetit të Rrëshenit, bashkia Mirditë, ndodhet një pallati 9 katësh që duhet të kishte përfunduar në vitin 2014, por ende sot vijon të jetë i papërfunduar dhe tepër i rrezikshëm për banorët.

Aktualisht pallati banohet vetëm nga 8 familje, nga 35 hyrjet e shituara. Disa nga qytetarët që kanë guxuar të hyjnë në pallat, kanë investuar shumë deri te kanalizimet, por hapësirat e përbashkëta janë skandaloze, si ashensorët e munguar, që janë kthyer në rrezik për jetën.

Drejtoresha juridike në bashkinë Mirditë, Manjola Doda, thotë se pas miratimit të planit zhvillimor në 2016-ën, ku është përcaktuar që ndërtimet do të jenë 5 kate dhe vendimit të 2024-ës, bashkia për 24 muaj nuk mund të ndërhyjë, pasi kjo e drejtë i njihet vetëm investitorit.

Nëse gjatë këtij afati, investitori nuk bën shtyrjen e afatit të punimeve dhe të investojë, bashkisë i lind e drejta ta konfiskojë objektin.

“Jemi të njohur me këtë situatë dhe këtë problematikë, por Bashkia Mirditë që nga viti 2016, që është miratuar plani i përgjithshëm vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku pjesë e planit janë që ndërtimet, nuk lejohen më shumë se 5 kate. Bashkia e ka të pamundur pjesën e ndërhyrjes për përfundimin e kësaj procedure. Me vendimin që ka dalë në Nëntor të vitit 2024, nuk mund të veprojmë, sepse të drejtën për të aplikuar e ka vetëm drejtuesi, zhvilluesi, për të aplikuar, për vazhdimin e këtij procesi. Nëse ai nuk vepron dhe për 2 vite atëherë i lind e drejta Bashkisë së Mirditës për konfiskim e këtij pallati dhe për vazhdimin e procedurave. Për aq kohë sa plani është i përcaktuar atëherë jemi të detyruar që të zbatojmë afatin”, tha Doda.

Administratori i “Vaklera al shpk”, Dod Gjinaj, tha se arsyet që e kanë penguar në përfundimin e këtij pallati janë konflikti me kishën, mosdorëzimi i truallit nga pronarët, që e kanë penguar atë të marrë kredi, për të përfunduar objektin.

“Unë e kam lënë për disa arsye. Kam pasur probleme me kishën. Objektin e bëra me certifikatë provizore të karabinasë. Kur shkova tek banka më thanë që përsëri nuk ta ka liruar banka, e ka pronari i bankës. Edhe sot e kësaj dite në certifikatat provizore më del si pronar i truallit emri i filanit. Problemi ka qenë vetëm pronari i truallit, edhe sot e kësaj dite nuk ma liron. Vetëm pengesa, shkoj në bashki më thonë që nuk dimë gjë, shkoj tek ministria nuk më kthejnë përgjigje”, tha Dod Gjinaj./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
Bota

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

24 Shtator, 2025 3:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
Bota

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

24 Shtator, 2025 2:11 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Para
Gjoba për mbetjet spitalore, Qendra Shëndetësore pa para për shërbime

Gjoba për mbetjet spitalore, Qendra Shëndetësore pa para për shërbime

Durrës/ Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Durrës/ Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje

“Berisha ankohet pse të sulmojë unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: Është xheloz për ne mo burrë!

"Berisha ankohet pse të sulmojë unë ty", Rama i përgjigjet Bashës: Është xheloz për ne mo burrë!

TE FUNDIT

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
24 Shtator, 2025

SHBA shpjegon arsyet e vendimit për ndërprerje të dialogut strategjik me Kosovën. Vendimi pasoi veprimet që “kanë krijuar ndasi dhe...

Lexo më shumë

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
24 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai.  Mësohet se, Isai është marrë i pandehur për...

Lexo më shumë

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë
24 Shtator, 2025

Pas Emmanuel Macron, edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ra “viktimë” e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
24 Shtator, 2025

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com