Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjoba për mbetjet spitalore, Qendra Shëndetësore pa para për shërbime

2025/04/02 at 9:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjoba për mbetjet spitalore, Qendra Shëndetësore pa para për shërbime

Një situatë skandaloze shfaqet në ambulancën e fshatit Varibob të Fierit. Mbetje spitalore kudo dhe për më tepër nuk ka kosha. Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj thotë se janë marrë masat, kur mbetjet hidhen pa kujdes në kosha normalë plehrash.


Gazetari: Nuk hidhen bashkë?

Tonin Xhelaj: Jo! Nuk hidhen bashkë.

Gazetari: Nuk hidhen nëpër thasë nëpër qeska?

Tonin Xhelaj: Jo!

Gazetari: Nuk hidhen?

Tonin Xhelaj: Jo! Nuk bën vaki! Ne i kemi marrë masat.

Gazetari: Rëndësi ka, që këtu nuk hidhen nëpër thasë, nëpër qese.

Tonin Xhelaj: Jo!

Gazetari: Hajde me mua tani, të të prezantoj me katrahurën që ekziston këtu!

Pas sensibilizimit në “Stop” qendra u gjobit me 10 milionë lekë gjobë. Situata të ngjashme “Stop” ka transmetuar për Spitalin e Delvinës, Elbasanit, Qendrën e Shezës në Peqin dhe Spitalin e Traumës. Në 26 Tetor 2023, “Stop” denoncoi Qendrën Shëndetësore të Shkozës për mbetjet spitalore të hedhura në ambiente publike.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, e gjobiti me 10 milionë lekë të vjetra këtë qendër. Por, sot Elda Çerepi, drejtore e Qendrës Shëndetësore Shkozë, thotë se për shkak të shlyerjes së gjobës e për faj të ish-drejtorit, qendra ka mbetur pa lekë. Ajo thotë se janë vetëm 8 milionë lekë për të mbuluar nevojat deri në fund të vitit.

“Shpenzimet vjetore ne i kemi nga 19, por mund të shkojnë deri në 20 milionë lekë të vjetra. Kryesisht janë faturat e energjisë elektrike, uji, interneti, medikamentet e urgjencës që i kemi të detyrueshme, lyerja, dizifektimi, pjesa e higjienës, kancelarike, plus që ne kemi dhe një pikë tjetër që e kemi marrë me qira. Kjo gjobë 10 milionë lekë i është faturuar Qendrës Shëndetësore, është marrë nga një përmbarues. Kryesisht nga ana financiare duhet të mbajë përgjegjësi vetë individi dhe jo institucioni. Këtu nuk penalizohet vetëm personeli, por këtu penalizohen 25 mijë banorë. Të gjithë banorët që vijnë këtu gjejnë një godinë që është e palyer, që është e padezifektuar, që nuk ka medikamentet të urgjencës. Nga kjo vlerë 19 milionë lekë të vjetra është hequr kjo dhe ngelen vetëm 8 milionë lekë të vjetra për të gjitha shpenzimet që ne kemi. Kjo vlerë jo vetëm që nuk del, por nuk e dimë se ku do i gjejmë këto lekë”, tha Çerepi.



Ju sugjerojmë

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
Aktualitet

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

27 Korrik, 2025 5:10 pm
Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
Bota

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

27 Korrik, 2025 4:54 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky:Më shumë sulme brenda Rusisë, pas rritjes së numrit të viktimave në Ukrainë

27 Korrik, 2025 4:33 pm
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’
Aktualitet

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’

27 Korrik, 2025 4:21 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..

27 Korrik, 2025 4:05 pm
Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas
Aktualitet

Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

27 Korrik, 2025 3:57 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Aktualitet

Konflikti/Rama: Pezullimi i policit masa e parë, të dorëzohet në duart e drejtësisë

27 Korrik, 2025 3:45 pm
Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)
Aktualitet

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

27 Korrik, 2025 3:31 pm
Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
Aktualitet

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

27 Korrik, 2025 3:19 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Aktualitet

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

27 Korrik, 2025 3:11 pm
Para
Durrës/ Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Durrës/ Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje

“Berisha ankohet pse të sulmojë unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: Është xheloz për ne mo burrë!

"Berisha ankohet pse të sulmojë unë ty", Rama i përgjigjet Bashës: Është xheloz për ne mo burrë!

Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në Beograd

Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në Beograd
















TE FUNDIT

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
27 Korrik, 2025

Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmiut është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve...

Lexo më shumë

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
27 Korrik, 2025

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat...

Lexo më shumë

Zelensky:Më shumë sulme brenda Rusisë, pas rritjes së numrit të viktimave në Ukrainë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
27 Korrik, 2025

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy...

Lexo më shumë

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’
27 Korrik, 2025

Në një vend ku për dekada paraja fizike ka dominuar ekonominë, Shqipëria po përballet me sfidën e madhe të reduktimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com