Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi makabër me studenten shqiptare në Itali, mamaja: E dija se diçka e keqe i kishte ndodhur

2025/04/02 at 8:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi makabër me studenten shqiptare në Itali, mamaja: E dija se diçka e keqe i kishte ndodhur

Prej 1 jave Ilaria Sula rezultonte e zhdukur. Sot, prindërit e saj dhe vëllai morën vesh lajmin tronditës. Ajo është vrarë nga ish i dashuri i saj, një filipinas, që pasi kreu krimin, e futi trupin e 22-vjeçares në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar disa kilometra nga Roma.

Por si e morën vesh familjarët e saj këtë ngjarje?

Më 25 Mars, vajza e tyre, që studionte për Statistikë në Universitetin e La Sapienza-s, doli nga apartamenti ku jetonte me qira me disa shoqe, por nuk u kthye më. Të alarmuara, ato kanë njoftuar prindërit e të resë, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin në polici.

Familja e Ilaria Sulës kishte mbërritur në Itali nga zona e Lushnjes, për të nisur një jetë të re. Mamaja, G. Sula, punon si pastruese, ndërsa i ati, F. Sula në një kompani ndërtimi. Ata jetojnë në një shtëpi pranë stadiumit në Terni, bashkë me fëmijën e dytë, djalin 19-vjeçar L. Sula.

Pas zhdukjes së vajzës, mamaja e saj e kishte parandjerë se diçka e keqe kishte ndodhur.

“Menjëherë e kuptova se ishte diçka e keqe sepse ajo zakonisht bënte telefonata me video dhe nuk i përdorte mesazhet e thjeshta. Më pas fola me shoqet me të cilat jetonte dhe bashkë me burrin vendosëm ta denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. E di që hetimet çuan menjëherë te djali që Ilaria kishte lidhje në të shkuarën, por dimë shumë pak për të”, tregoi G. Sula, mamaja e viktimës.

Vëllai i Ilarias përpiqet t’i japë përgjigje kësaj ngjarje, por nuk mundet. Askush s’di ta shpjegojë pse ish i dashuri i motrës së tij kreu krimin makabër.

“Nuk mund ta shpjegojmë dot. Pse e bëri këtë? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di”, tha ai.

Ai rrëfeu edhe mesazhin e fundit me të motrën, ndërsa tregoi se ish të dashurin e saj e njihte, por sipas tij, ata ishin ndarë.

“Fola me Ilarian për herë të fundit para dy javësh sepse donte të na vizitonte në Terni. Ishte e qetë, nuk na tregoi për asnjë problem. Më pas vetëm mesazhe, por jam i sigurt që nuk i shkruante ajo. E njihja, ishin bashkë për 1 vit, por më pas u ndanë”, tha ai.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje, Mark Antony Samson ka pranuar autorësinë e krimit./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Bota

Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur

24 Shtator, 2025 10:29 am
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Para
Iku nga Kukësi në Kavajë/ Majko tregon arsyen dhe flet për “sfidat” në bastionin historik të së djathtës

Iku nga Kukësi në Kavajë/ Majko tregon arsyen dhe flet për “sfidat” në bastionin historik të së djathtës

“Bufi plak”/ Majko ‘justifikon’ gjuhën e Ramës ndaj Berishës: Ai s’mund të jetë ndryshe!

“Bufi plak”/ Majko ‘justifikon’ gjuhën e Ramës ndaj Berishës: Ai s’mund të jetë ndryshe!

Pa shkallë e kanalizime, banorët blejnë pallat të ri! Nuk mbaron prej 11 vitesh

Pa shkallë e kanalizime, banorët blejnë pallat të ri! Nuk mbaron prej 11 vitesh

TE FUNDIT

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
24 Shtator, 2025

Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja, e cila ka nisur në orën...

Lexo më shumë

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
24 Shtator, 2025

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në...

Lexo më shumë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
24 Shtator, 2025

Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze...

Lexo më shumë

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
24 Shtator, 2025

Pas gati një jave pezullimi, Jimmy Kimmel u rikthye të martën në emisionin e tij, duke u shprehur me emocion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com